Humb jetën në moshën 90-vjeçare producenti legjendar i grupit të njohur britanik "Beatles" Sir George Martin.
 
“Zoti e bekoftë George Martin” ka shkruar në Twitter ish-anëtari i grupit Ringo Star duke bërë të ditur ndarjen e tij nga jeta.
 
Martin cilësohej si anëtari i pestë i grupit pasi ka shërbyer si producent dhe bashkëpunëtor i grupit të famshëm i përbërë nga John Lenon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Star.
 
Gjatë karrierës së tij 60 vjeçare në industrinë muzikore ai ishte producent i pothuajse të gjitha publikimeve të grupit The Beatles.
 
Martin është cilësuar nga rekordet Guiness si prodhuesi më i suksesshëm i 50 hiteve në 5 dekada vetëm në Amerikë dhe Britaninë e Madhe.

sir martin

sir martin



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )