Shuhet në moshë mjaft të re polici i Rrugores në Tiranë...12 orë luftë me vdekjen! Fjalët prekëse të kolegëve

Shuhet në moshë mjaft të re polici i Rrugores në Tiranë...12 orë luftë me vdekjen! Fjalët prekëse të kolegëve

Mariglen Mestani

TIRANË - Një efektiv i policisë Rrugore në Tiranë u nda papritur nga jeta në një moshë mjaft të re nge meningjiti akut. Mariglen Mestani, luftoi 12 orë me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni bakterial.

Marigleni punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë dhe u shua në moshën 27-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai në një postim mjaft prekës për ndarjen nga jeta të efektivit të ri, thotë se ndarja e tij nga jeta duhet të shërbejë si këmbanë për zgjimin e ndërgjegjës së të gjithëve për të vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçantë (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

"Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ia dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Mariglen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe
", shkruan zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai.

Mariglen Mestani

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Policia Shtetit: 11/01/2020 08:25

    Ngushellime familjes! Ti ishe me i mire dhe te miret i dashka zoti per vete! Te prehesh ne paqe miku im

    Përgjigju
  • Besniku: 09/01/2020 13:36

    Ngushellime familjes! Kjo eshte nje nga padrejtesite e shumta te kesaj bote! Djale ne lule te moshes! Qofte i paharruar!

    Përgjigju
  • Ema: 09/01/2020 13:15

    Ngushellime familjes e shokeve te tij. Esht semundje e keqe por njerezit duhet te sensibilizohen per te bere vaksinat femijeve te tyre qe mos mos arrim ne fatalitet dhe gjith te ken kujdes kush ka pasur kontate me te pasi esht semundje ngjitese dhe per ata qe nuk jan vaksinuar esht me rrezik.

    Përgjigju
  • Zeni: 09/01/2020 07:24

    Ngushellime familjes Zoti e paste que ne xhenet

    Përgjigju
  • Ilo: 09/01/2020 01:40

    Rip... U prehsh ne paqe, sa e sa here ju kemi mallkuar per gjobat qe me Shqiptaret i meritojme duke harruar qe gjobat tuaja Jane Shpetim jetesh dhe juve jeni heronjte e heshtur te rrugeve ne te ftohte apo ne pluhurin e vapes, Faleminderit dhe u prehsh ne paqe.

    Përgjigju
  • Gerttā: 08/01/2020 23:40

    Përgjigju
  • merita: 08/01/2020 22:02

    U prehsh ne paqe o shembull imire i kolegeve o i buzeqeshur lamtumire

    Përgjigju
  • Polici i zhgenjyer: 08/01/2020 20:57

    Ngushllimet me te sincerta per familjen e Mariglenit . Ne qoftese duhet te bien kembanat ato duhet te bien per drejtuesit e larte te policise dhe per ministrin e brendshem te cilet duhet te mirorganizojne kohen e sherbimit dhe te pushimit ne policine e shtetit gjithashtu duhet te trajtojne me pagese punojsit e policise per oret suplementare te cilat ka nje jete qe nuk i marrin. Pervec ksaj te mendojne tju rregullojnw kushtet e punes trajtimin me ushqim veshmbathjen ne pune e shum gjera tjera qe nuk i ze kuadrati ti listojme. Me te vertete populli ne shqipri eshte ne gjendje te mjerueshme po te jeni te sigurte qe punojsit e policise po punojne kushte diktature nuk kane asnje te drejte dhe ky eshte shkaku qe te gjith vdesin ne moshe te re jane te rradhe ato polic qe e hane pensionin te gjith vdesin parakohe nga stresi dhe presioni ne te cilin punojn

    Përgjigju
    • Kaza nostra: 09/01/2020 04:16

      Ngushellime familjarve te tij,por fati ndonjeher tregohet i lig me ne por dhe policia ne shqiperi eshte vetem per ata qr skan mbeshtetje ata paguajn per gjithcka,nje thirrje per ardi veliun do te ket reform rrenjesore per policin ne vend policia rrugore del ne rrug per te mar lek nga shoferet policia arreston njerez qe pak gabojn dhe ata qe gabojn rend jan krah per krah me policin ku eshte tahiri ku eshte balili shullazi vellai i fatmir xhafaj ku jan ajo dihet ne sherbim te ketij shteti rrumpall qe nga kryehajduti edvin kristaq rama e deri te zyrtari me pak pushtet

  • Papi: 08/01/2020 20:35

    Mariglini u prehte ne paqe ... por e vetmja kembane duhet te bjer per semundjen e tij dhe duhet ti bjere ministrise se shendetsise sepse meningjiti eshte semundje ngjitese dhe parandalohet me vaksina jo kur te godet, pa te na thote qeveria a vaksinohen shqiptaret me meningjitin nqs po cilin meningjit sepse ka me shume se nji dhe cili ishte ai qe goditi mariglenin

    Përgjigju
  • Miri: 08/01/2020 20:22

    Sa keq alamet djali. Mortja nuk mer bajgat por te mirët!

    Përgjigju
  • Erik: 08/01/2020 19:34

    Ngushellime familjes, miqve dhe te afermve, u prehte ne paqe!

    Përgjigju
    • STEF FECI: 08/01/2020 21:23

      U PREHTE NE PAQE NGUSHELLIME FAMILJES

  • Kolegu: 08/01/2020 19:32

    Lamtumire miku jone...

    Përgjigju
    • MIRASH HAJDARI: 08/01/2020 22:17

      NGUSHELLIME FAMILJES

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta