Pat Finn një tjetër aktor nga seriali “Friends”. ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin. Aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, më 22 dhjetor, ndërsa prej 2022 vuante prej kancerit.

“Pat nuk takoi kurrë një të huaj, vetëm miq që nuk i njihte ende. Ai e jetoi jetën e tij në maksimum, me gëzim dhe emocione “, tha familja e tij në një njoftim në rrjetet sociale.

Pat Finn lindi në Evanston, Illinois, dhe ndoqi Universitetin Marquette, ku luajti futboll me yllin e ndjerë të “SNL”, Chris Farley. Të dy u bënë miq të ngushtë dhe madje jetonin së bashku në Çikago kur iu bashkuan trupës së humorit Second City.

Një nga rolet e tij të para ishte ai i Dan Coleman në “The George Wendt Show”.

Finn vazhdoi të shfaqej në “Murphy Broën”, “The Dreë Carey Shoë” dhe “That ’70s Show”. Në vitin 1998, ai luajti Joe Mayo në “Seinfeld”, dhe në vitin 2000, ai u shfaq në dy episode të “Friends” si Dr. Roger, i dashuri i Monicës (Courteney Cox).

Po ashtu ai ka luajtur në serialet “Curb Your Enthusiasm”, “The Suite Life of Zack & Cody”, “House”, “Marvin Marvin”, “2 Broke Girls” dhe “The Goldbergs”.

Në 2023 humbi jetën ylli i këtij seriali, aktori amerikan Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing. Ai u shua në moshën 54-vjeçare. Në 2021, në moshën 59-vjeç, u nda nga jeta një tjetër aktor i këtij seriali, James Michael Tyler, i njohur në rolin e Gunther.