SHBA- Fethullah Gulen, një predikues islamik turk me ndikim, i cili besohet nga Ankaraja si organizatori i tentativës për grusht shteti kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan më 15 korrik 2016, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Lajmi u publikua nga “Herkul”, një faqe e afërt me predikues, dhe u mor nga mediat kryesore turke. I njohur si kreu i lëvizjes FETO apo ndryshe "Gulen", me shtrirje edhe në Shqipëri, Gulen vdiq në Pensilvani.
Aty jetoi pasi u transferua në SHBA në vitin 1999, pa u kthyer më në Turqi, raporton “La Repubblica”.
Kreu i një vëllazërie fetare me miliona ndjekës, Gulen ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy ranë në konflikt dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës.
Kreu i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, dikur ka qenë edhe aleati i presidentit Erdogan, derisa lëvizja e tij mori rrjedhë tjetër dhe u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja.
Lëvizja e tij u bë 'mollë sherri' edhe në Shqipëri, deri edhe tek përurimi i xhamisë së madhe të Namazgjasë ditë më parë, ku u desh që në ceremoni të mos merrte pjesë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, pasi cilësohej si pjesë e lëvizjes "guleniste" dhe të zëvendësohej nga myftiu i Tiranës.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
BE sfidon Trumpin për tarifat doganore/ Unioni reagon pas vendimit të presidentit SHBA për makinat: Do të ketë një përgjigje të fortë
27 Mars, 20:27
-
Komisioni Evropian dënon arrestimet e gazetarëve, i bën thirrje Turqisë: Ata duhet të ushtrojnë vendimet e tyre
27 Mars, 19:48
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Samiti ‘Koalicioni i vullnetit’/ Macron: Bashkohuni për t'u mbrojtur nga Rusia, Meloni e prerë: Italia nuk do të marrë pjesë me forcë ushtarake në Kiev
27 Mars, 17:16
-
Raportoi protestat kundër Erdogan në Stamboll, gazetari i BBC dëbohet nga Turqia
27 Mars, 15:58
-
'Informacionet në Signal, të klasifikuara', gazetari Jeffrey Golberg: Më fusin në grup, pastaj më sulmojnë! Trump: Gjueti shtrigash
27 Mars, 15:08
-
'Ka agjendë të fshehtë', një biznes në Groenlandë refuzon vizitën e zv/presidentit amerikan JD Vance dhe gruas së tij
27 Mars, 14:51
-
Demush Shasha: Përpjekjet e Rusisë për të gjetur paqe me veten
27 Mars, 11:18
-
Propozimi i Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok
27 Mars, 11:05
-
Skandali 'Chatgate' në Shtëpinë e Bardhë, ish-drejtori i CIA: Planet ushtarake nuk diskutohen kurrë në telefon, të gjithë anëtarët e bisedës janë përgjegjës
27 Mars, 09:47
-
Trump vendosi tarifa doganore prej 25% për automjetet e importuara, reagon BE: Të keqardhur për vendimin, do të kërkojmë zgjidhje të negociuara
27 Mars, 07:03