Xhamia e Namazgjasë hapet më 10 tetor me bekimin e Erdogan e Ramës! Myslimanët do përfaqësohen nga myftiu i Tiranës, jo kryetari Spahiu

Xhamia e Namazgjasë hapet më 10 tetor me bekimin e Erdogan e Ramës! Myslimanët do përfaqësohen nga myftiu i Tiranës, jo kryetari Spahiu

Xhamia e Namazgjasë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bëhet gati për të përuruar xhaminë e Namazgjasë. Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit që do të mbahet të enjten e 10 Tetorit.

Por ajo që bie në sy është fakti se do mungojë kreu i KMSH-së. Sipas njoftimit të KMSH, thuhet se në ceremoni nuk do të jetë i pranishëm kreu i Komitetit Mysliman Bujar Spahiu, por vetëm Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

"Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej", thuhet mes të tjerash në njoftim.

Komuniteti falenderon presidentin Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama për realizimin e kësaj xhamie, që është ëndrra e kahershme e shqiptarëve.

Mesazhi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për evenimentin e madh që do të mbahet ditën e enjte në Tiranë, siç është inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë.

Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.

Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Ne falenderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deçiziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falenderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta.

Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

Falenderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj dite të shënuar!

Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë do të bëhet ditën e enjte, 10 tetor 2024, thuhet në njoftimin e komunitetit mysliman.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty