Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare mbreti i Arabisë Saudite Abdullah bin Abdulaziz.
Mbreti ka qenë i shtruar prej disa javësh në spital pasi vuante nga një sëmundje në mushkëri.
Lajmi për vdekjen e tij është dhënë në orët e mëngjesit të së premtes nga televizioni shtetëror arab, i cili ka nisur transmetimin me recitimin e ajeteve Kuranore të cilat sinjalizojnë për vdekjen e një zyrtari të lartë.
Froni i mbretit Abdullah bin Abdulaziz është trashëguar nga vëllai i tij, 79-vjeçari Salman, i cili thirri menjëherë familjen mbretërore për t’i bërë nderimet e besnikërisë Muqrin-it si princ trashëgimtar.

(Në foto mbreti i ri i Arabisë Saudite Salman)
Mbreti Abdullah ishte i katërti nga vëllezërit e tij që kish marrë fronin dhe ishte shpallur mbret që prej vitit 2005. Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij. Mes tyre presidenti i SHBA-ve Barack Obama i cili në një deklaratë u shpreh se “Si një lider ai ishte gjithnjë i çiltër dhe kishte kurajon të mbronte idealet e tij”.
Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe David Kamerun tha se Mbreti Abdullah do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj paqes dhe për mirëkuptimin e fuqishëm mes besimeve”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO