Ndahet nga jeta moshën 90-vjeçare legjenda e muzikës rock n'roll Chuck Berry. Artisti do të mbahet mend për mënyrën sesi ai me kitaren e tij frymëzoi muzikën rok n'roll duke krijuar hite të tilla si “Johnny B Goode’’dhe “Roll Over Beethoven’.
Muzikanti u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Misuri të SHBA. Chuck Berry me artin e tij ndikoi në gjenerata të shumta muzikantësh.
Revista Rolling Stone e ka renditur në 100 artitët më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me Beatles, Bob Dylan, Elvis dhe Rolling Stone.
Ndarja e tij nga jeta vjen pikërisht në kohën kur artsiti pritej të publikonte një album të ri, në kuadër të 90-vjetorit të lindjes.
Kenga ‘Maybellene’ e vitit 1955 është single i parë i këngëtarit që i hapi rrugën e suksesit duke qendruar në top listat muzikore për javë të tëra.
“Nëse do t’i vija një emër tjetër muzikës rock n'roll atëherë ajo do të ishte Chuck Berry”-është shprehur John Lennon.
Chuck Berry me performancen e tij ka dhënë kontributi edhe në Hollywood ndërsa emri dhe muzika e tij do të mbeten të pavdekshme në historinë e muzikës botërore.
[gallery]21517[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO