Shuhet pas tre ditësh zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, grupi operacional po kontrollon terrenin për të parandaluar riaktivizimin

Shuhet pas tre ditësh zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, grupi operacional po kontrollon terrenin për të parandaluar riaktivizimin

1723620747_maliitomorrit.JPG

Momente nga shuarja e zjarrit në Parkun Kombëtar të Tomorit

Skrapar- Shuhen tërësisht pas tre ditësh vatrat e zjarrit të rëna në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, në qarkun e Beratit dhe që shkrumbuan dhe dëmtuan të paktën 15 hektarë me kullota e dru pishe.

Lajmin e konfirmuan sot (14 Gusht) edhe përfaqësues të grupit operacional të ADZM dhe autoritete vendore, se zjarri që nisi në zonën e “Majës së Çukës” dhe kërcënoi Teqenë e Kulmakut, ditën e sotme është shuar.

Aktualisht po monitorohen dëmet në terren dhe kontrollohet për ndonjë dru ende të nxehtë apo bohçe pishe që mund ta riaktivizojnë vatrën, me qëllim parandalimin. Gjithashtu po hapen edhe kanale të vogla që në raste të ngjashme vatrat të jenë të izoluara dhe të mos përhapen, kryesisht për të mbrojtur kurorën e pishave dhe objektin e kultit.

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar ra pasditen e të hënës (12 Gusht), rreth orës 14:00, në zonën që mbulon rrethi i Skraparit. Më të prekura kanë qenë 8 hektarë, por sipas specialistëve të zjarrfikëses, pjesa më e madhe janë drurë të rrëzuar, ose sipërfaqe pa bimësi dhe pemë.


Lajmi kryesor:

Situata nga zjarret në vend/ Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike! Vendosen në bazën e Kuçovës


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?