Shuhet Safo, piktorja dhe
Bashkëshorjta e Petro Markos

Shuhet Safo, piktorja dhe<br />Bashkëshorjta e Petro Markos
TIRANE-I është dhënë sot lamtumira piktores së njohur shqiptare dhe bashkëshortes së shkrimtarit Petro Marko, e cila u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në banesën e saj, pas një sëmundjeje të rëndë. Safo Marko është një nga piktoret e njohura shqiptare, krijimtaria e së cilës i ka dhënë asaj një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare dhe në historinë e artit shqiptar. Ceremonia e lamtumirës u zhvillua sot në orën 13:00.

Safo Marko, u lind në Selanik në 28 mars 1925. Ajo është një nga artistet e njohura shqiptare, me edukim autodidakt në pikturë, të gjysmës së dytë të shekullit XX. Pas ndryshimit të sistemeve politike të pas viteve '90 piktorja Marko pati një krijimtari të frytshme. Krijimtaria e saj ndahet në dy periudha. Krijimtaria e periudhës së parë është nga më të njohurat në fushën e ilustrimit në botimet letrare, akademike dhe shkollareske. Kjo e bëri shumë të njohur në mjedisin e publikut studentor.

Gjithashtu gjini të tjera si posteri tematik, panot dekorative dhe tematike, krijimtaria në teknikat e gdhëndjes e të shtypit në bardhezi dhe me ngjyra, vizatimit dhe pikturës i kanë dhënë asaj një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit të kësaj periudhe. Pas viteve '90 nis dhe periudha e saj e dytë, që shënon një krijimtari në rritje të natyrshme dhe emocionale me kah figurativ, frymë lirike dhe me subjekt njerëzor.

(Lajmi u publikua ne 09: 00 dhe u përditësua në orën 13: 46)
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë