Shuhet Thanas Papa, skulptori i njohur me jetë të trazuar! U ndëshkua se u dashurua me vajzën e shokut të Leninit

Është shuar sot në moshën 91-vjeçare artisti i njohur Thanas Papa.  I lindur në Paftal të Beratit, Papa ishte i pari skulptor i diplomuar në Akademinë e Arteve në ‘Repin’ të  Lenigrandit, ku  përfundoi studimet me medalje ari në ’57-ën. Në rikthim nisi punë si pedagog, ndërsa dhjetëra skulptura të tij u ekspozuan në hapësira publike të Bashkimit Sovjetik.

Mirëpo fati i tij ndryshoi rrjedhë pas viteve ’60. Ish Sigurimi i kishte hapur dosje survejimi, pasi  siç thuhej, ishte dashuruar jo më pak, por me vajzën e shokut të Leninit.  Kështu, për shkak të historikut të ish-bashkëshortes së tij ruse Valentinës , me të cilën e detyruan të ndahet pavarësisht se kishin një vajzë, e më pas u dërgua për shumë vite si punëtor në prodhim.

Papa kreu aktivitetin e tij në studion e skulpturës që mbante emrin e tij, një ndër të parat atelie  të ndërtuara për punime artistike që në 1958-ën.

Në atë kohë realizoi buste të udhëheqësve si diktatori Enver Hoxha, Mehmet Shehu, por edhe të huaj si Nikita Hurshovi.

Ai gdhendi në mermer një sërë figurash të njohura si Guri Madhi, Kostandin Kristoforidhi etj., dhe është autor i një sërë veprash të përshtatura në hapësira publike si “Peshkatari” anës detit në Vlorë, realizuar 65 vite më parë  .

Vitet e fundit ai e ndau studion me djalin e tij Besartin tek i cili trashëgoi dhe dashurinë për gdhendjen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale