Lënia e Shukri Xhelilit në masën e “arrestit në burg”, ka sjellë rritjen e emocioneve, duke bërë që ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, të shpërthejë në lot. Xhelili, nuk e ka mbajtur veten kur efektivët e policisë e kanë marrë nga ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ta transportuar në ambjentet e burgut në Tiranë. “Ish-kryebashkiaku ka shfaqur momente emocioni dhe pasigurie me veten, dhe ka filluar të qajë” -deklarojnë burime të “Shqiptarja.com”.
Ndërkohë në ambientet e burgut, Shukri Xhelili është lënë në ruajtje 24 orë nga gardianët e burgut, për shkak të frikës se ish-kryebashkiaku mund të marrë veprime vetëvrasje, duke goditur morin me kokë apo diçka tjetër.
/Shqiptarja.com