Emiljano Shullazi, ka qëndruar i qetë kur efektivët e policisë së Tiranës kanë shkuar pranë banesës së tij, tek rruga e “Kavajës”, për të bërë shoqërimin e Shullazit në polici. Të gjithë policët në këtë operacion kanë qenë të maskuar.

Mirëpo ky detaj nuk i ka pëlqyer Emiljano Shullazit, i cili menjëherë sa i janë afruar efektivët ka kapur një nga policët në kokë, duke ia hequr maskën dhe drejtuar me fjalët “…hiq maskën ore… se të njoh shumë mirë se kush je….”.

Pas këtij incidenti Shullazi është prangosur duke mos bërë asnjë rezistencë dhe menjëherë është shoqëruar në polici. Ndërkohë sa i përket shokut të tij Gilmando Dani, ky i fundit ka shkuar vetë në policinë e Tiranës, ku është interesuar lidhur me arsyer e arrestimit të mikut të tij Emiljano Shullazit.

Madje i kanë varur në kokë dhe ftesën hyrëse në polici, por sapo ka ngjitur shkallët e policisë, edhe Gilmando Dani është arrestuar si i dyshuar në disa vepra penale. Ndërkohë që prangave të policisë nuk i ka shpëtuar dhe djali i xhaxhait të Shullazit,Blerim Shullazi, të cilit i janë sekuestruar disa plumba në banesë dhe disa rrënjë bime të llojit kanabis sativa.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)