Shumë lëngje për të shmangur dehidrimin

Shumë lëngje për të shmangur dehidrimin
Secili prej nesh ka kaluar një gjëndje jo të mirë shënde tësore të shoqëruar me të dridhura, ethe dhe një temperaturë më të lartë se zakonisht. Në fakt, temperaturë e lartë konsiderohet ajo mbi 38.5 gradë Celsius dhe mund të jetë një pasojë e infeksionit ose inflamacionit në organizëm.
Gjithsesi, edhe faktorë të tjerë mund ta shkaktojnë rritje të temperaturës si psh. drogërat, helmimet, kanceri, ekspozimi ndaj nxehtësisë apo dëmtime të trurit.

Një temperaturë e lartë gjithnjë shoqërohet me simptoma të tjera që mund të ndihmojnë mjekun ekzaminues në vendosjen e diagnozës.
Temperatura normale e trupit mund të variojë duke u nisur nga individi, moti dhe momenti gjatë ditës si psh. ndryshon temperatura në mëngjes, drekë dhe darkë. Për pjesën më të madhe të njerëzve një temperature prej 37 gradë Celsius është normale.
 Temperatura kontrollohet nga një pjesë e trurit e quajtur hipotalamus. Hipotalamusi luan rolin e një termostati. Ai mban një temperature normale të trupit nëpërmjet disa mekanizmave si psh. shkakton ngrohjen e trupit me anë të dridhjeve muskulare dhe aktivizimit të metabolizmit, ndërsa mekanizmat e ftohjes realizohen me anë të djersitjes apo zgjerimit të vazave të enëve.
Temperatura e trupit mund të matet në disa mënyra me anë të pajisjeve specifike. Temperatura mund të matet me anë të një termometri të vendosur poshtë krahut. Mënyra të tjera të matjes së temperatures janë në rektum (anus) ose në vesh. Duhet sqaruar se temperatura orale është rreth 0.5 gradë Celsius më e lartë se ajo e matur në sqetull apo vesh dhe 0.5 gradë Celsius më e ulët se ajo e matur në rektum (anus).
Mënyra më e zakonshme e matjes së temperaturës është ajo me një termometer prej mërkuri (zhivë).

Kujdesi në shtëpi
Aspirina nuk rekomandohet si një zgjedhje e pare në uljen e temperaturës. Ajo mund të jetë toksike kur përdoret në doza të larta tek të rriturit apo mund të jetë shkaktare e sindromës Reje tek fëmijët. Ibuprofeni, është medikamenti i rekomanduar i cili mund të merret 1 ose 2 tableta çdo 4 orë.
Një temperaturë e lartë mund të shkaktojë dehidrim, për këtë arsye rekomandohet marrja e shumë lëngjeve. Tentativat për të freskuar lëkurën me ujë mund të jenë të pavlera pasi kjo mund të shkaktojë një rritje të mëtejshme të temperaaturës si pasojë e një kundërpërgjigjeje të trupit. Trajtimi vijues i kësaj temperature do të varet nga shkaku dhe simptomat shoqëruese të saj.
Trajtimi i temperaturës së lartë ndryshon në varësi të shkakut. Nëse kjo rritje shkaktohet nga qëndrimi në ambjent të nxehtë, pacienti duhet të largohet menjëherë nga ky ekspozim dhe të freskohet trupi me një peshqir të lagur. Trajtimi me medikamente është i paefektshëm në këto raste.

Trajtimi me medikamente
Sëmundjet virale zakonisht vetshërohen. Disa sëmundje virale mund të trajtohen me medikamente antivirale si psh Herpesi apo viruset e gripit. Pacientët, të cilët paraqesin sëmundje të shkaktuara nga bakteriet kanë nevojë për një trajtim me antibiotikë që do të varet nga lloji i bakterit dhe vendlokalizimi i tij.
 Mjeku në varësi të kushteve në të cilat gjendet pacienti duhet të parcaktojë nëse pacienti ka nevojë për t’u trajtuar në kushte spitalore apo mund të ndiqet edhe në shtëpi. Kur kemi rritje të temperatures për shkak të një disfunksioni të sistemit endokrin psh. sekretim i shtuar i hormoneve të tiroides, rekomandohet marrja e medikamenteve përkatëse.

SHKAQET
Temperatura rritet si rezultat i disa substancave, të quajtura pirogjene, mund prodhohen apo gjenden tek:
Viruset
Bakteriet
Funge
Barnat
Toksinat

Shkrimi u botua sot në të përjavshmen ALMEDICUS, te Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje