Disa qytetarë në Vlorë kanë parë aksidentin në zonën e Kalasë, prapa tunelit të Ujit të Ftohtë. Ata përshkruajnë për Report TV ndjesitë e të dëshmuarit aksidentin e frikshëm, ku kamionçina doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 7 metrash duke përfunduar në breg të detit.
Njëri prej tyre thotë se e pa momentin kur morën drejtuesin e kamionçinës, Përparim Kapajn dhe shprehin lehtësimin për faktin që ai shpëtoi paq.
“E pashë që e morën, por nga lart. Shyqyr që shpëtoi!”, thotë qytetari duke shtuar: “Shumë e frikshme!”
Ndërsa një tjetër thotë se të paktën nuk ka të lënduar të tjerë, siç mund të ndodhte në sezonin veror
“Të ishte sezoni i verës, do të kishin vdekur aq shumë aty sa ti nuk e merr dot me mend”, dëgjohet të thotë qytetarja.
Lajmi kryesor:
Aksident rrugor në Vlorë, kamionçina del nga lungomare, rrëzohet nga 7 metra lartësi dhe përfundon në breg të detit! Momenti kur shoferi i lënduar nxirret nga mjeti (VIDEO)












