TIRANË - Kuvendi ka rrëzuar me 82 vota kundër, 5 pro dhe 2 abstenim projektligjin e 2 deputetëve të PD lidhur me amnistinë, ku kërkohej që të përjashtoheshin nga amnistia komisionerët e PS-së në zgjedhjet e pjesshme të datës 3 nëntor 2013 në Korçë. Partia Demokratike i është drejtuar në muajin maj të këtij viti Kuvendit nëpërmjet një projektligji për të ndryshuar amnistinë e votuar në muajin prill.
Në relacionin bashkangjitur këtij projektligji, nga dy deputetët propozues, Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi, theksohej se personat që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet nuk duhet të përfitojnë nga amnistia. “Përsa me lart, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka përgatitur projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 22/2014 "Për dhënie amnistie".
Projektligji parashikonte se nuk përfitojnë nga dhënia e amnistisë për ndjekjen penale personat që akuzohen se kanë kryer vepra penale të parashikuara nga paragrafi 1 i nenit 6 (kriteret ndaluese për përfitimin e amnistisë nga personat e dënuar).
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Amnistia e “Korçës”, PD kërkon ndëshkimin e komisionerëve të PS