Shuplakat e DASH për PD-në 
Edi Rama: Po tani kush gënjen?

Shuplakat e DASH për PD-në <br />Edi Rama: Po tani kush gënjen?
Pas shuplakës së DASH i cili në një deklaratë në faqen e vet zyrtare i bënte thirrje PD-së të votonte Vettingun dhe të hynte në zgjedhje, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri hedh këtë fakt duke thënë “Kush gënjen”.

rama ne fb
(Postimi i Ramës në Facebook)

Kjo pasi shpesh PD ka abuzuar me faktet ndaj dhe kryeministri Rama publikon në çdo rast faktet.

KUSH GËNJEN (22)
Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:
“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. https://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2017/04/270374.htm
, shkruan Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet