Si asnjëherë më parë, Kukësi
renditet i dyti në Europë...

Si asnjëherë më parë, Kukësi<br />renditet i dyti në Europë...
Kukësi vazhdon luftën për titullin kampion. Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë në sezonin e shkuar, për herë të parë, synon ta bëjë “sefte” edhe me kampionatin.  

Aktualisht, verilindorët e Ernest Gjokës kryesojnë Superioren me 55 pikë sëbashku me Partizanin, duke pasur në gjirin e vet golashënuesin më të mirë, Pero Pejiç, me 16 gola, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ekuban.

Por Kukësi mbart edhe një rekord të veçantë. Ata mbeten skuadra e vetme e pamposhtur në Superiore, në 27 javë kampionat.

Kjo arritje mbresëlënëse e rendit Kukësin të dytin edhe në Europë. Besojeni ose jo, por ky është realitet i pamohueshëm.

Kjo për shkak se vetëm Sëlltiku në Skoci ka më shumë ndeshje, 30 të tilla, pa pësuar asnjë humbje në kampionatin përkatës. Një rrugëtim që vazhdon, teksa në prag është faza e katërt e kampionatit kombëtar.

Në 27 javë, Kukësi ka 14 fitore dhe 13 barazime, duke shënuar 36 gola e pësuar 13 të tillë. Pra, ka golaverazhin më të mirë, +23, i konkurrueshëm, po ashtu, edhe në rang kontinental.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot