Si asnjëherë më parë, Minnie Mouse ‘guxon’, heq fustanin e kuq me pika dhe ndryshon look-un, zbuloni arsyen

Si asnjëherë më parë, Minnie Mouse ‘guxon’, heq fustanin e kuq me pika dhe ndryshon look-un, zbuloni arsyen

 Minnie Mouse ka ndryshuar look-un duke hequr fustanin e kuq me pika. Miu i famshëm i Disney ka ‘guxuar’ të ndërrohet dhe të provojë një kostum të zi me pika, frymëzuar nga Stella Mccartney, për të festuar 30-vjetorin e Disneyland Paris. Minnie Mouse do ta veshë kostumin në mars, në nder Minnie Mouse

”Minnie ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ajo që më pëlqen tek Minnie është fakti se ajo mishëron lumturinë, vetë-shprehjen, autenticitetin dhe se ajo frymëzon njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën. Plus, ka një stil kaq të mrekullueshëm! Doja që Minnie të vishte pantallonat e para në Disneyland Paris. Kjo është arsyeja pse unë dizenjova një nga kostumet e mia ikonike, një smoking blu, duke përdorur pëlhura të përshtatshme për planetin. Ky koncept i ri me pika e bën Minnie Mouse një simbol të përparimit për një brez të ri. Ajo do ta veshë atë për nder të Ditës së Gruas, në Mars 2022”, u shpreh Mccartney.

Faqja zyrtare e Disneyland Paris njoftoi se stilistja do të nxjerrë një seri të kufizuar produktesh të frymëzuara nga filmi klasik i animuar i Disney, Fantasia (1940).

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?