COVID-19, vetëm një rast pozitiv mbyll ‘Disneyland’ në Shangai në Kinë

COVID-19, vetëm një rast pozitiv mbyll ‘Disneyland’ në Shangai në Kinë

Shanghai Disneyland, vizitorët në radhë për testet COVID-19

Kina e ka marrë mësimin e asaj që ndodhi me pandeminë në muajt e parë të vitit 2020 atje. Nuk ka më mungesë ‘vigjilence’. Shanghai Disneyland, një park shumë i njohur jo vetëm në Kinë, është mbyllur dy ditë pasi një vizitor i fundjavës rezultoi pozitiv me virusin COVID-19. Parku kinez do të mbyllet duke filluar nga dita e sotme pasi të gjithë vizitorët dhe stafi po testohen.

Punonjësit shëndetësorë i ekzaminonin ata ndërsa fishekzjarrët shpërthyen rreth kështjellës historike të parkut. Kina shpreson të arrijë zero infeksione përpara se të presë Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat fillojnë në muajin  shkurt.

Vendi ku u zbulua për herë të parë virusi kishte zyrtarisht 92 raste të reja. Mediat kineze bëjnë me dije se një person që vizitoi parkun Disneyland në Shangai doli pozitiv  me coronavirus, pasi u kthye në një rajon aty pranë.

Vizitorëve iu desh të prisnin orë të tëra për testim përpara se të dilnin nga parku të dielën në mbrëmje, pasi argëtimi tek parku vazhdonte ende. Ata të gjithë rezultuan negativë mbas testimit, thanë zyrtarët. Kina ka regjistruar 4,849 vdekje nga COVID-19 dhe 109,666 raste të infektimit që kur virusi u zbulua për herë të parë në vitin 2019 në qytetin e Wuhan. Globalisht tani COVID-19 ka vrarë më shumë se pesë milionë njerëz.

Lojërat Dimërore do të mbahen në Pekin dhe qytete në provincën fqinje Hebei, në datat 4 deri në 20 shkurt.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'