TIRANE - Jo gjithmonë kur ndërtohen rrugë duhet te priten pemë. Por fatkeqësisht kjo ndodh prej vitesh në vendin tonë: sa herë që Bashkia miraton ndërtimin e një rruge, në shënjestër të saj janë pemët, të cilat prej vitesh i kanë dhënë gjelbërim e oksigjen qytetit.
E kundërta ndodh në Australi: edhe atje punohet dhe ndërtohen rrugë, por pemët nuk shkatërrohen; ato mbrohen, nuk priten. Siç mund ta shikoni edhe në pamjet e kësaj kronike të përgatitur nga Tv A1Report, në të tilla raste përdoret një makineri e posaçme, e cila “i shkul” pemët nga rrënjët dhe i zhvendos pa i dëmtuar në një vend tjetër.
Ndërsa në Tiranë për të zgjeruar Rrugën e Elbasanit autoritetet vendore kanë vendosur të sharrojnë pa mëshirë edhe pemë të moçme në Parkun e Liqenit, një nga të paktat zona që pastron ajrin e ndotur të kryeqytetit.
A mos vallë Bashkia e Tiranës nuk e siguron dot një makineri të tillë për t’i zhvendosur pemët në zona të tjera ku janë të nevojshme, në vend që qytetarët të presin me vite të tëra deri sa të rriten pemët e reja? Për të mos ardhur te projekti ku shumë specialistë thonë se është i panevojshëm. Kjo pasi zgjerimi i kësaj rruge me 6 korsi edhe mund të mos bëhej pasi trafiku me ndërtimin e Unazës së Madhe do të zbutet ndjeshëm në këtë rrugë.
/Shqiptarja.com