'Si dekani që bën master te fakulteti vet, ta ketë!' PD akuza për Gonxhen: I babzitur, përfiton nga posti

'Si dekani që bën master te fakulteti vet, ta ketë!' PD akuza për Gonxhen: I babzitur, përfiton nga posti

Partia Demokratike ka bërë akuza të forta ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor Blendi Goxhe, duke deklaruar se ka përfituar nga posti i tij për të marrë disa patenta. Nëprmjet zëdhënëses Ina Zhupa PD ngre disa pikëpyetje që në të kuptosh se Gonxhe po përfiton nga kompetencat për të abuzuar me qëllim përfitimin e kompanive të tij.

"Blendi Gonxhe është ndër të parët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër, i ndershëm, i pakorruptuar. Është krejt e kundërta e këtyre.

Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhen është babëzia. Dhe këtu do të ndalem sot, tek babëzia e Blendi Gonxhes për të patur gjithçka, sa më shpejt.

Kam sot disa pyetje publike për Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe. Duke qenë se është i ndjeshëm në këto çështje, shpresoj të përgjigjet shpejt dhe me përgjigje sa më të shkurtra, sepse edhe pyetjet janë fare të thjeshta.

Për të sqaruar qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre:

- Nga data 11.05.2020 deri në 16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?

- Nëse ke ndjekur një kurs, si quhet autoshkolla që keni qënë? Ku e ka vendodhjen? Si quhet instruktori?

- Çfarë ngjyre kishte mjeti me rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer?

- A mos të duhen këto kategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?! Apo thjesht ti kesh meqë je drejtor aty?

Drejtori i patentave që merr kategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakulteti që futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!

Në pritje të përgjigjeve të Gonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndë shpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo rryshfeti..."-deklaron Ina Zhupa.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja