Nevojën për të kryer “Vetting” në rradhët e policisë së Shtetit,e tregon më së miri kjo dosje hetimore me 8 të pandehur nga krahinat e Vlorës, të cilët falë mbështetjes që e kishin siguruar nga policia lokale, kishin mbjellë sipërfaqe të konsiderueshme me drogë. Nga hetimet e kryera rezulton se dëgjimi i bisedave telefonike rezulton se personat e përfshirë në aktvitetin kriminal në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në Rrethin e Vlorës janë Taulant Haxhiraj, Renaldo Avduli, Xhovalin Baco, Shkelqim Koçiaj, Reshat Radhima, Marjus Barjami, Klajdis Imeri, Anis Pajo.

Konkretisht Taulant Haxhiraj, është personi kryesor që organizon veprimtarine kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa dhe në fushën e shitjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike të forta. I pandehuri Haxhiraj, siguronte mbrojtje për bashkëpuntorët e tij, duke qenë se ai kishte lidhje me inspektorin e Policisë të pandehurin Rinaldo Avduli dhe efektivë të tjerë policie të paidentifikuar ende nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Hetimet kanë provuar se Renaldo Avdulaj kishte në përdorim 6 numra celularë ndërsa, Haxhiraj 7 të tillë.

Emrat e policëve me emërtim Adidas e Fiati

Rezulton se nga të dhënat e marra nga telefoni i Taulant Haxhiraj janë sms dhe mesazhe në rubrikën “chat” të komunikuara nga i hetuari Taulant Haxhiraj, me persona të tjerë të paidentifikuar me të cilët flet në lidhje me kultivimin lëndës narkotike, me personat të cilët i japin informacione duke i treguar se është në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se ka përgjime nga SHIK (fjala për Shërbimin Informativ Shtetëror) etj, dhe në lidhje me aktivitetin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga përmbatja e këtyre mesazheve rezulton se ky grup kriminal ka një strukturë të mirfilltë kriminale, si nga mënyra e organizimit,gjetjes së tokave për të mbjellë bimet narkotike në rrethin e Vlorës, lidhja e krijuar më parë me punonjës të policisë vendore Vlorë, marja e garancisë nga punonjësit e policisë për të mbjellë bimët narkotike, marja e informacioneve nga punonjësit e policisë në lidhje me organet e ndjekjes penale dhe ligjzbatuese nëse ata ndiqeshin, përgjoheshin apo survejoheshin nga organet e ndjekjes penale apo shërbimet e tjera. Këto mesazhe të kryera me efektivë policie janë në emra të koduar dhe zhvillohen mes personave me nicknamin (Agushi), (Xheku 1), (Agushi), personit tjetër (Adidas), (Fiat) dhe (Alej). Sipas të dhënave të prokurorisë, hetimi tregoi se shumë funksionarë të policisë Vlorë kanë qënë të implikuar tërësisht me këtë grup kriminal.

Organizimi, e spiunimi për agjentin e infiltruar

Rezulton se ky grup kriminal ka një organizim të mirfilltë, të parapregatitur dhe të kordinuar me qëllim kultivimin e lëndëve narkotike dhe nxjerrjen e fitimeve të paligjshme. Në lidhje me këtë aktivitet të kundraligjshmem ky grup kriminal bashkëpunonte me të pandehurin  Renaldo Avduli, punonjës policie, me detyrë  ndihmes specialist ne sektorin për hetimin e krimit ekonomin e financiar në Drejtorinë vendore të Policisë Vlorë, i cili i siguronte mbrojtje dhe garanci ne lidhje me zhvillimin e ketyre aktiviteteve te paligjshme. Ky fakt dokumentohet nga hetimet e kryera dhe nga  procesverbali i transkiptimit të bisedave telefonike të bëra me datë 7 gusht 2016 ku i pandehuri Renaldo Avduli nga zyra e punës në polici e informonte Haxhiraj që të mos takonte një person nga Kruja se është nga tanët (fjala është për punonjës policie, i cili synohej të infiltrohej brenda grupit si blerës kokaine dhe canabisi). Po ashtu gjatë bisedës së datës 21 korrik 2016, zhvilluar mes telefonuesit që përgjigjet Taulant Haxhiraj dhe Renaldo Avdulit, rezulton se Taulant Haxhiraj e pyet ish-punonjësin e policisë Renaldo Avduli, për disa krisma që ndodhnin afër vendit ku ata kishin mbjellur lëndë narkotike të llojit canabis sativa, ku ish punonjësi i policisë në atë kohë në detyrë e informonte se nuk ishin punonjës policie.

Me datë 7 gusht 2016 Renaldo Avduli telefonon Taulant Haxhiraj duke bërë bisedën me këtë përmbajtje:

Haxhiraj:O vlla

Avduli:O vlla ca po bën ti?

Haxhiraj:Hiq, të keqen, ja këtej?

Avduli: N’gjo vllain se s’kam kohë të flas se jam në punë

Haxhiraj: Hë vlla.

Avduli: Po erdhi nonji nga Kruja atje mos e qas as për kafe as për tutje nonji i panjohur Krutan...

Haxhiraj: Ku vlla?

Avdulaj: Fushë-kruja. Aty

Haxhiraj:Pse?

Avduli: Mos e qas thashë se është nga tanët hajtë...

Haxhiraj:Një nga Kruja?

Avduli:Eeee

Haxhiraj:Mirë

Avduli: Hajtë

Haxhiraj:Hajtë çau

Avduli:Hajtë.

Nga përgjimet e kryera në datën 21 korrik 2016,Taulant Haxhiraj, komunikon me agjentin e policisë Renaldo Avduli, duke i transmetuar atij shqetësimin për të shtëna të dëgjuara pranë  vendit ku qëndronte, e nënkuptuar parcela me lëndë të dyshuar si narkotike dhe duke i kërkuar të interesohej për to. Agjenti i policisë Renaldo, e qetëson duke i thënë se të shtënat nuk ishin  nga ana e punonjësve të policisë pasi, pak momente me parë, ai kishte qënë me ta, duke pire kafe.

Haxhiraj:Ç’a bëhet këtej, bam-bum, kanë qysh qëpare,do pyesësh njëherë se e kam fikur atë telefonin.

Polici:Ç'ar po qëllojnë?

Haxhiraj: Eeee.

Polici: Për ku mo vlla, për ku, lart eee?

Haxhiraj: Vajta qysh parë ktu edhe dëgjoj bam-bum, si luftë o vlla.

Polici: Nuk janë nga tanët,mo vlla, nuk janë se isha qëparë me  ta o vlla,kam qënë në kafe qepare....

Me të njëjtën përmbajtje rezultoi edhe komunikimi telefonik i  kryer midis Taulantit dhe Renaldos, vetëm tre minuta me pas,ku Renaldo u shpreh i sigurt se të shtënat nuk ishin të policisë.

Polici: "S'ke nga të mijtë aty, të keqen.

Haxhiraj: S'ka nga të tutë? Kushdo  që  të vijë... të ik pastaj.  Polici: Nuk ka more zotëri fare në botë.

Haxhiraj: Epo në rregull. Të sigurohem, prandaj të them se mund të jetë ndonjë këshu..

Haxhiraj:O vlla, pse do tallem unë...bëjmë shaka bëjm shaka, po kto gjëra janë me zarar.

Polici: O ti thuaji atyre mos bëni zhurmë...mos bëni zhurmë, asnjëri, thuaju edhe atyre.... Nejse nuk dua zhurmë aty tani se kuptohet e dëgjohet e kupton s'dua zhurmë, asnjë.

Polici me parcela droge ende në kërkim

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri Renaldo Avduli që është ende në kërkim policor, siguronte mbrojtjen e parcelave te mbjella me lëndë narkotike duke qënë se ishte punonjës policie dhe ndërkohë kishte të mbjellë dhe një parcelë me bimë narkotike për të cilën kujdeseshin të pandehurit e tjerë. Kjo si shpërblim për ”imunitetin” që ai i krijonte. I pandehuri Taulant Haxhiraj, ka qënë personi qe ka organizuar këtë aktivitet kriminal, ku njëkohsisht siguronte mbrojtje për bashkëpuntorët e tij,duke qenë se ai kishte lidhje me inspektorin e Policisë të pandehurin Rinaldo Avduli. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit Klajdis Imeri dhe Anis Pajo kanë patur dijeni për veprën penale dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit“.

Taulant Haxhiraj, me pseudonimin “Memi”,ka telefonuar Marjus Barjamin i thirrur “Marjo”,ku biseda mes tyre ka këtë permbajtje:

Barjami:Urdhro boso

Haxhiraj:Ça po bën vlla?

Barjami: Sa vajtëm...

Haxhiraj: Ë vajtët?

Barjami: Tani sa vajtëm kemi shumë pak

Haxhiraj: Mbritët në vend?

Barjami: Ça bën ti?

Haxhiraj: Ça do bëj, me kë jë?

Barjami: Ja

Haxhiraj: Hë vlla?

Barjami: Po shikojmë ca nga këto ne, kanë zënë shkumë krimba o vlla

Haxhiraj: Shumë?

Barjami: Ëëë

Haxhiraj: Nga tonat apo nga të Renit?

Barjami: Nga tonat këtu në anë të Renit

Haxhiraj: Sa kanë zënë?

Barjami: Nja tre nga ato të mëdhatë

Haxhiraj: Betohu ti...

Barjami: Eeee. Do i heqi Ani tani...

Haxhiraj: Kanë shumë, kanë pjellur të mëdhatë farë apo të vogla?

Barjami: Të mëdhatë o vlla nga ato të mëdhatë që janë anas

Haxhiraj: O i q…motrën mu në p….,

Barjami: E duheshin bërë më shpejt..

Haxhiraj:Po do i bëntë Ani r…q…,

Barjami: Ça ti bëj unë tani po i kontrollojmë të gjitha rrënjë për rrënjë

Haxhiraj:Do i bëj me ilaq sot ai ca tha?

Barjami: Nuk e di o vlla merre në telefon ktu është ai thuaja.

Fotografitë në parcelat me drogë

Nga hetimet e kryera dhe nga procesverbalet e tranksiptimit të bisedave telefonike, rezulton se me datë 4 teteor 2016 i pandhuri  Klajdis Imeri kishte komunikime telefonike me të pandehurin  Xhovalin Baco,ku Klajdis Imeri ditën e ndalimit të tij me datë 4 tetor 2016, ka zhvilluar një bisedë në telefon me shtetasin Xhovalin Baco, ku Klajdi Imeri e njoftonte këtë shtetas në lidhje me lëvizjen e policisë, duke i thënë se “…Ik se erdhën për kontroll prapë…”, “…I kanë vajtur në shtëpi lart…”, me qëllim shmangien nga hetimi i këtij procedimi penal. Gjatë pyetjes së tij personi nën hetim Klajdis Imeri, ka deklaruar se kishte shoqëri me personin nën hetim Xhovalin Baco dhe se qëndronte shpesh më të duke pirë kafe. Gjithashtu ky shtetas ka spjeguar se shtetasin Anis Pajo e ka shok dhe banon në lagjen “Topana” të qytetit Vlorë. Shtetasi Anis Pajo është lidhje shoqërore e Klajdis Imerit dhe Xhovalin Bacon. “Unë nuk e di se me çfarë meret ky person”-ka deklaruar Imeri. Në lidhje me fotografitë e konstatuara në telefonin e Xhovalin Baco, me datë 4 tetor 2016, Imeri deklaron se ka qenë së bashku me shtetasit Anis Paja dhe Xhovalin Baco, kanë dalë në Vlahinë për të bërë xhiro për qejf dhe nuk e mban mend se kush e ka bërë këtë foto. Ai ka deklaruar se e njihte edhe të pandehurin Taulant Haxhiraj me të cilin banonin në një lagje.

Shkova për qef në parcelën me drogë

Lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes nga ana e prokurorisë është pyetur si person nën hetim shtetasi Anis Pajo, i cili deklaron se ai ka shoqëri me personat nën hetim Xhovalin Baco dhe Klajdis Imeri. Ai deklaron se “…më kanë marrë për një xhiro dhe për të parë parcelën e hashashit shtetasit Xhovalin Baco dhe Klajdi Imeri. Ne kemi shkuar me makinën tip Benz që përdorte shtetasi Xhovalin Baco dhe makina ishte e  dajos së tij Taulant Haxhiraj. Makinën atë ditë e drejtonte shtetasi Klajdis Imeri, pasi Xhovalini nuk kishte marrë akoma (patente) leje drejtimi...”. I pandehuri Anis Pajo ka spjeguar se ai ka qënë së bashku me shtetasit Xhovalin Baco dhe Klajdis Imeri dhe kanë shkuar tek parcelat e mbjella me bimë narkotike. Aty kanë gjetur tre puntorë që merreshin me mbjelljen e bimëve narkotike, por që nuk i njihte me emra.

Atë ditë Xhovalini, ka dërguar bukën e gjëra të tjera për të ngrënë, puntorëve që punonin në këtë parcele të mbjellë me bimë narkotike dhe “...më pas të tre, jemi marrë me vaditjen e bimëve dhe kemi bërë prashitjen e tokës së disa bimëve. Unë thjesht kam shkuar për qejf dhe jo për të punuar, më pas me telefonin e Xhovalinit kemi bërë edhe fotografi ku ne kemi dalë në këtë parcele të mbjellë me bimë narkotike. Në fotografitë që ju me tregoni jam unë, është shtetasi Xhovalin Baco dhe në një rast dallohet edhe Klajdis Imeri i cili ndodhet i ulur me shpinë. Deklaroj se unë nuk kam shkuar më tek kjo parcele pasi ishte shume larg dhe duhej te ecje ne këmbe.  Unë nuk e di se e kujt ishte kjo parcele por di që atje më kanë dërguar shtetasit Xhovalin Baco dhe Klajdis Imeri. Ne e kemi gjetur aty Taulant Haxhiraj, por ai nuk ndenji as 5 minuta pasi shkuam ne dhe u largua dhe di që ai kishte shkuar pasi jemi larguar unë Klajdi dhe Xhovalini. Unë kam qenë vetëm një herë dhe di që vendi ndodhet në një mal në fshatin Dushkarak dhe dy orë në këmbë larg vendit ku kemi lënë makinën, dhe po të shkojmë në terren edhe mund ta mbaj mend vendin ku ndodhej e mbjellë me bimë narkotike kjo parcelë. Unë kam shkuar thjesht per qejf atë ditë dhe nuk me ka paguar askush për punën që kam bërë atë ditë...”.

Frika për jetën e tij dhe familjarëve e tërheqja e dëshmitarit

Ndërkohë në deklarimin e dhënë gjatë pyetjes si person nën hetim më datë 17 korrik 2017 personi nën hetim Anis Pajo deklaron se kishte frikë për të shkuar dhe identifikuar vendin në fshatin vend i cili ka qënë i mbjellë me bimë narkotike. Ai deklaron se nuk është kërcënuar nga asnjeri por ka frikë për jetën e tij dhe jetën e familjarëve të tij. Për të vertetuar theniet e personit nën hetim Anis Pajo, nga ana ana prokurorisë me datë 24 korrik 2017, u shkua në fshatin Dushkarak te Rrethit Vlore me qellim kqyerjen e vendeve ku personi nën hetim Anis Pajo deklaronte se ishin mbjellur bime narkotike, por pasi u shkua në fshatin Dashkarak, personi nën hetim Anis Pajo deklaroi se nuk e mbante mend rrugën për tek parcela dhe për këtë arsye nuk u bë e mundur të realizohej kqyerja e vendeve.

Fshehja e drogës në shtëpinë e kushëririt

Gjithashtu në deklarimet e Vullnet Koçiaj, theksohet se ai dhe familja e tij kanë shumë vite që nuk banojnë në fshatin Babicë e Madhe. Në fshatin Dushkarak ata kanë shtëpinë e vjetër të prindërve dhe që nuk banon asnjëri prej familjes së tij. Ai deklaron se kishte mësuar se ishte arrestuar djali i xhaxhait të tij Shkëlqim Koçiaj në banesën e vjetër të prindërve të tij në fshatin Dushkarak, por deklaron se ai atë ditë ka qenë në qytetin e Vlorës. Ai deklaron se nuk ka dijeni se kush e kishte lënë lënden narkotike të cilën e ka sekuestruar policia me datë 4 tetor 2016, tek kasollja e bagëtive në afersi të banesës së vjetër të familjes së tij.

I blija Haxhiraj 1 gram kokainë 100 mijë lekë

Po ashtu është pyetur si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi K.Kaciçi i cili në deklarimin e tij sqaron “…se gjatë muajve Korrik-Tetor të vitit 2016, kam jetuar në Vlorë dhe jam marrë me shitjen e pajisjeve elektro-shtepiake dhe me shitjen e akullit nëpër lokale nga Vlora deri në Borsh. Po ashtu gjatë vitit që shkoi unë kam patur edhe një lokal me qëra në Jalë, Bar-Restorant “E…” dhe ka qënë buzë detit. Shtetasin Taulant Haxhiraj e njoh vetëm me emrin “Memi”, me të cilin jam njohur vetëm dy muajt e verës së vitit 2016. Me këtë shtetas jam njohur tek lokali në Jalë, tek lokali që unë kisha marrë me qëra tek bar-restorant “E…”. Dikush më tha se “Memi” kishte mall droge të llojit “Kokainë” dhe meqenëse unë isha konsumator i kësaj lloj droge kam hyrë në muhabet me këtë person dhe ai më shiste 10.000 (dhjetë) mije lekë të reja një gram droge të llojit “Kokainë”. Unë mund të kem blerë rreth dhjetë herë drogë të llojit “Kokainë” tek shtetasi Taulant Haxhiraj, ku disa herë ma ka dhënë vetë shtetasi Taulant Haxhiraj dhe në disa raste ma ka dhënë edhe nipi i tij me emrin “Xhoi” i cili ishte djalë i ri rreth 18 ose 19 vjeç.

Drogën zakonisht ma sillte vetë Memi, në Jalë ose shkoja unë dhe e merrja në qytetin e Vlorës tek “4 Topat” dhe zakonisht dilte tek lokal perballë me televizionin “Vlora Chanel”. Unë kam kontaktuar gjithmonë me telefon me shtetasit Taulant Haxhiraj nuk e kujtoj mirë por ka qënë me 762 në fund, numri i tij i telefonit. Unë në përgjithsi merrja rreth 1 gram ose gjysëm grami drogë të llojit kokainë dhe në një rast më ka dalë me lagështirë dhe nuk bënte për tu pirë për këtë gjë i kam dërguar sms “Memit” ku i kam thënë se “…ka marrë lagështirë…” dhe ai me pas më ka sjellë një cilësi më të mirë, kjo ka qenë përmbajtja e këtyre bisedave. Unë nuk kam shitur asnjëhere drogë të llojit “Kokainë” për llogari të shtetasit Taulant Haxhiraj “Memi”, por unë vetëm kam blerë tek ky person drogë të llojit kokainë për ta konsumuar për vete, pasi jam përdorues droge prej pesë ose gjashtë vitesh. Unë nuk kam dijeni fare se ku e merte ai…”. Ai deklaron se nuk i njeh shtetasit Renaldo Avduli, Shkelqim Kociaj, Marjus Barjami, Reshat Radhima.