Si del Shqipëria në Moldavi? Alban Xhihani bën parashikimin e ndeshjes 'vendimtare' të kombëtares

Gazetari dhe komentatori sportiv, Alban Xhihani i ftuar në "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv bëri parashikimin e ndeshjes së kombëtares në transfertën moldave.

Ai e quan kapitull të mbyllur kualifikimin në EURO 2024, duke e konsideruar këtë si moment historik për kuqezinjtë. Ndonëse tregohet i rezervuar në parashikimin e një rezultati, gazetari është i mendimit se kuqezinjtë do të kthehen nga Chisinau me një rezultat pozitiv.

Xhihani tha gjithashtu se ogur i mirë është atmosfera në kampin kuqezi por edhe roli i trajnerit Sylvinho i cili ia ka dalë të ulë euforinë për të mos rrezikuar në këtë akt final.

“Për mendimin tim, edhe nëse do ndodhë ajo që nuk duam kurrë të ndodhë, ne praktikisht jemi të kualifikuar, presim vetëm ta zyrtarizojmë. Për të qenë të sigurtë, na duhet një pikë. Por objektivi, nuk është ky, objektivi është të jemi në vendin e parë.

Ndërkohë Sylvinho po mundohet të ulë euforinë ta mbajë me këmbë në tokë skuadrën por është e vështirë sepse të gjithë e kuptojmë se ku jemi.  Ne jemi të vetmit që e kemi mundur Moldavinë në këtë grup. Është nga ato skuadra që ka treguar se ka diçka. Edhe këtu u desh një gol i Asanit për të zhbllokuar ndeshjen. E rëndësishme është që të gjithë besoj janë të mendimit se të hënën do jetë festë në stadium.

Moldavia luan për fitore, me barazim nuk ka çfarë të bëjë. Një skuadër që luan në sulm, mund ta kapësh në kundërsulm. Ky mund të jetë një tjetër avantazh në ndeshjen e ditës së nesërme”- tha Xhihani.

Vetëm 1 pikë e ndan Shqipërinë nga kampionati Europian i futbollit në Gjermani.

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Sa i takon formacionit, Sylvinho ka dilemë në mesin e fushës. Dëmtimi muskular i Asllanit mund të bëjë që Bare të marrë vendin e tij, teksa në mbrojtje rikthehet Ismajli. Duket se braziliani do i besojë sërish Seferit në krahun e majtë të sulmit, duke lënë në stol Uzunin. Pas Moldavisë, Shqipëria pret të hënën e 20 nëntorit në "Air Albania" Ishujt Faroe, për sfidën e fundit kualifikuese në grup.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja