Temperaturat nën zero, nisin reshjet e dëborës në Kukës (VIDEO)

Qyteti i Kukësit është zbardhur nga dëbora.  Mbrëmjen e kësaj të shtune kanë nisur reshjet e borës në të gjithë qytetin. Aktualisht reshjet kanë nisur me intensitet të ulët megjithatë pritet që moti të përkeqësohet dhe reshjet të jenë më të dendura.

Deri më tani nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve.  Megjithatë këshillohet që drejtuesit e makinave të marrin masat dhe zinxhirët për borë me vete.

Ditët e fundit të dhjetorit kanë bërë që në Shqipëri të përjetohen temperaturat tipike të dimrit. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta pritet që të sjellin dhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen