TIRANE- Ndërkohë që pak ditë na ndajnë nga vizita e Papa Franceskut në vendin tonë, punimet për t’i dhënë një “fytyrë të re” sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet po vijojnë me ritme të larta. E ndërsa të gjithë bëhemi kuriozë sesi do të jetë pamja e re e këtij sheshi pas realizimit të plotë të punimeve, kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha sjell disa foto të projektit. Nga sa duket në foto, ky shesh nuk do të jetë më i ngarkuar nga trafiku, por do të shërbejë si një shesh pedonal për qytetarët, ku nuk do të mungojë gjelbërimi.
Sipas Bashës, projekti për rehabilimin e sheshit “Nënë Tereza” është miratuar miratuar në shtator të vitit 2013 dhe tashmë ka nisur zbatimin. Pasi ka inspektuar punimet, kreu i Bashkisë së Tiranës tha ky shesh “do t'i rikthehet qytetit dhe qytetarëve si një hapësirë jo vetëm historike, por edhe publike e urbane, edhe zbavitëse dhe pushimi”.
Basha thotë se tashmë punimet për rehabilitimin e sheshit janë intensifikuar me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, por shton se puna do të vijojë edhe pas kësaj vizite.
“Menjëherë pas kësaj vizite puna do të vazhdojë me ritme të larta për ta kthyer sheshin "Nënë Tereza" në një nga pikat më të frekuentuara, më çlodhëse, me një identitet të rigjetur, modern dhe europian, për qytetarët e Tiranës, për kryeqytetasit dhe për të gjithë shqiptarët. Në përfundim të punimeve do të bëhet e mundur që ky shesh të mundësojë përsëri rolin që ka aktualisht si një “valvul” jo e parëndësishme e trafikut, por kryesisht të kthehet në një shesh pedonal, për qytetarët, për familjarët, për fëmijët, një shesh çlodhjeje”, tha Basha.
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58.1%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.2%
Vota total: 2426
Lajme të tjera
-
Reagimet e vendeve perëndimore për armët bërthamore ruse në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë njësoj si vendet e NATO-s
27 Mars, 22:46
-
VIDEO/ Shqipëria krijon rastet, Polonia bën golin! Kombëtarja e nis me humbje fushatën Euro 2024, Sylvinho guxon në debutim
27 Mars, 22:39
-
'Uaa e tmerrshme', Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal
27 Mars, 22:34
-
Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë
27 Mars, 22:24
-
Sulmi me armë në Top Channel, Bregu: Akt i pastër terrorist! Minga: S’është atentat i zakonshëm! Hitaj: Gjuha politike përçon urrejtje të tilla
27 Mars, 22:21
-
LIVE/ Asllani - Uzuni bëjnë 'lëmsh' polakët, Szczęsny hero te Polonia (VIDEO)
27 Mars, 22:06
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Sherr në Varshavë, shoqërohen në polici dy tifozët e kombëtares shqiptare
27 Mars, 21:49
-
Lorenc Vangjeli: Plumbat tek Topi, topat me predha që do të shpërthejnë nesër për gjithkënd
27 Mars, 21:47
-
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
27 Mars, 21:43
-
Zelensky viziton rajonin më të goditur nga rusët: mbi 5 mijë ndërtesa janë shkatërruar, mes tyre edhe institucione arsimore dhe mjekësore
27 Mars, 21:33
-
A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin
27 Mars, 21:31