ANGLI- Anglia do të përballet me kufizime më të ashpra lokale kur të përfundoj mbyllja e saj e dyte më 2 dhjetor.
"Plani dimëror Covid" i Johnson do të paraqitet të hënën përpara deputetëve dhe do të konsistojë në përshkrimin e masave të reja shtrënguese për parandalimin e infektimeve në vend.
Në planin e riorganizimit të masave do të përmendet dhe mënyra si do të festojnë familjet festat e fundvitit.
Shkalla e infektimeve në vend ka rënë gjatë shtatë ditëve të fundit me 14% nga një javë më parë. Megjithatë lufta kundër COVID-19 do te vazhdoj.