Si do të jetë muaji Shkurt në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës / Kujdes, vëmendje në mes të muajit! Fat në dashuri për…

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim mujor për të 12-të shenjat e zodiakut duke u ndalur tek specifikat e secilës me ndryshimet e reja që kanë planetet me njëri tjetrin. ”Muaji i ri niset mbarë, nga mesi kërkohet vëmendje dhe në fund është ideali” e nis kështu bisedën në studio astrologu, duke shtuar se muaji Shkurt na jep mundësinë që një gabim që kemi bërë deri tani, të mos t’a bëjmë më duke mësuar prej tij. ”Këtë muaj do të kemi martesa më tepër seç duhet për shkak të ndikimit të Afërditës, Mërkurit dhe Jupiterit që favorizon shumë fushën e dashurisë, prandaj lidhjet që do të bëhen në këtë muaj janë perfekte, sidomos në javën e parë dhe të parafundit të Shkurtit” shtoi ai, duke theksuar se do të rikthehen lidhjet e shkëputura.

Dashi

Për këtë muaj, Dashi ka favorizime në karrierë dhe në punë, kjo e ndihmuar shumë dhe nga pozicioni i Hënës që këto ditë ka qenë e plotë dhe në favor për të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit. Të gjithë ata që kanë patur probleme në të kaluarën e tyre që prekin disa fusha të jetës si karriera apo ana sentimentale, mund të rehatohen, pasi shumë çështje të së shkuarës do të kenë një zgjidhje definitive në favor të tyre, duke u dhënë më në fund atë që u takon. Sa i përket aspektit shpirtëror, lidhjet e largëta janë shumë të afërta, veçanërisht ata që janë në një njohje mund t’a kthejnë në lidhje serioze, sidomos 10-të ditëshi i parë dhe i tretë janë shumë të favorizuar. Kombinimet të më mira janë me Bricjap dhe me Virgjëreshë që konsiderohen ideale në çdo aspekt. Ditët më të favorizuara janë nga fillimi i muajit deri në datën 11-12 shkurt.

Demi

Për të gjithë ata që janë në këtë shenjë, ka dy mundësi të rëndësishme, stabilizimi ekonomik si dhe rolet drejtuese, do bëjnë ndryshime të mëdha në aspektin e karrierës dhe të financave. Do të zgjidhin çështje të vështira ligjore, sikurse do të ndryshojnë shumë gjëra në lidhje me karrierën e tyre. Problemet që kanë patur në fushën e punës, u vjen momenti t’i zgjidhin dhe të qetësohen. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë dhe lidhjet, marrëdhëniet që kanë të bëjnë me Virgjereshë, Akrep dhe Peshk, kanë patur probleme, por ky moment është shumë pozitiv për të stabilizuar gjërat e mëdha që ata kanë. Një pune e re që nisin tani, mund të realizohet.

Binjakët

Ky muaj ju jep mundësinë që të gjithë ata të kësaj shenje, të binden për atë çfarë thonë. Do nisin një rrugëtim të ri në karrierën e tyre në aspektin e punës, ose do u jepet mundësia për një rritje rroge, apo do u jepet mundësia për të bërë një riinvestim në biznesin e tyre, por duhet të kenë shumë kujdes dhe në lidhje më të shkuarën, pasi kanë patur disa debate dhe probleme në lidhje me çështjet e punës. Mund të kenë një punë të dytë dhe të stabilizohen ekonomikisht. Moto e çështjeve të së shkuarës për Binjakët është “Eci avash sepse nxitoj”. Momenti më i mirë për zgjidhje është 15 ditëshi i dytë i muajit Shkurt. Në çështjet shpirtërore, disa porobleme që kanë patur me Peshore apo me Ujor, sqarohen më së miri.

Gaforrja

Shenjës së Gaforres, i rekomandohet që këtë muaj të qëndrojë larg grindjeve, pasi u kërkohet të kenë takt dhe për këtë gjë. Është momenti i duhur për të stabilizuar gjëra të mëdha, veçanërisht në aspektin shpirtëror dhe në karrierë. Të lindurit e kësaj shenje, kanë pasur disa çështje të vogla që i kanë shqetësuar, por që çdo gjë do të shkojë mbarë. Është mirë që të mbyllin çdo gjë në të shkuarën, pasi është në favor të tyre. Në karrierë do të kenë mundësi të jenë menaxhues shumë të mirë. Kujdes grindjet në familje, mos u shqetësoni, pasi çdo keqkuptim do të sqarohet në kohë. Të ndikuara nga Hëna, Gaforret kanë shumë mundësi në gjërat e reja që nisin dhe favorizohen shumë. Gaforret janë disi të lodhshme, por në fund të ditës, kanë familjen e shkëlqyer, duke qenë hapa para, e madje duke dhënë leksione. Si në familje Gaforrja ndihet mire me Bricjapin edhe pse grinden, me Peshoren duhet, por edhe grindet. Ndërsa ndikimin më të mirë dhe më pozitiv e ka me Demin.

Luani

Luani mund të marrë një kredi shumë të kollajt që do i zgjidhi shumë punë në lidhje me një biznes të ri që mund të hapë. Ka shumë lëvizje në karrierë, ndërsa fitojnë një çështje ligjore të rendësishme dhe u plotësohet dëshira e tyre për diçka që kishin kohë që e ëndërronin, ku i referohet punës së tyre, udhëtimeve, apo lëvizjet e bizneseve ose riinvestime biznesi. Ajo që kanë Luanët dhe që i dallon shumë, është korrektesa dhe ka ardhur koha për zhvillime në biznes, pasi është momenti i tyre në aspektin profesional. Në fushën e zemrës, Luanët kanë mundësi tepër pozitive për sa i takon Dashit, Akrepëve dhe Bricjapëve.

Virgjëresha

Kanë ndikimin e Mërkurit që do të thotë se do të kenë stabilizim ekonomik dhe shumë mundësi të reja në fushën e karrierës dhe një stabilizim emocional me njerëzit e afërm. Ky muaj është një muaj me shumë ndryshime të mëdha. Një problem që kanë pasur me dashurinë do e zgjidhin në muajin Shkurt, pasi Mërkuri planeti i komunikimit do të ketë një ndikim të mirë. Me çështjet ekonomike nuk kanë patur dhe nuk do të kenë kurrë probleme. Në fushën sentimentale por jo vetëm, Virgjëreshat nuk tradhëtojnë kurrë dhe janë shumë të besës.

Peshorja

Do të fokusohen te paraja Peshoret, sepse në këtë periudhë po shpenzojnë shumë. Planeti që ka më shumë influencë te Peshorja është Afërdita. Ky është momenti i duhur i zgjidhjes së problemeve të mëdha. Përgatituni për nisma të reja dhe çështjet ekonomike do të stabilizohen shumë shpejt. Në çështjet e dashurisë, lidhjet që kanë të bëjnë me Dem dhe Ujor janë perfektet.

Akrepi

Kanë një fillim të ri të gjithë ata që janë në këtë shenjë. Është një moment perfekt, sepse Akrepët nisin muajin me punë të mëdha dhe ngritje në detyrë. Do të bëjnë një kontratë të gjatë që do u japë shumë stabilitet financiar dhe krenari për atë që do të arrijnë. Meqënëse Plutoni, guvernatori i tyre është në Ujor, Akrepët do të favorizohen shumë. Në çështjet shpirtërore, duhet të kenë pak kujdes me Dem dhe me Binjak.

Shigjetari

Ata që janë në këtë shenjë kanë stabilizimin ekonomik. Edhe pse vështirësitë që kanë pasur më përpara i kanë mbyllur, sfidat e reja që u dalin përpara nuk i trembin. Shigjetarët janë në pritje të një çështje shumë të madhe pune dhe karriere dhe mezi po presin që të vendosin në jetë planet e tyre. Do të kenë shumë ndryshime në aspektin personal dhe në punë. Është momenti i duhur që ata të stabilizojnë çdo gjë! Duhet ta shfytëzojnë më së miri këtë muaj, pasi gjithë ndryshimet e mëdha do u vinë saktësisht në Shkurt.

Bricjapi

2024 është futur pak vrullshëm për Bricjapët, por ata duhet të jenë pak të kujdesshëm pasi kanë disa punë që i kanë hapur paralele dhe që duhen mbyllur në kohë, pasi vetë i kanë marrë përsipër. Duhet të bëjnë kujdes në punët që do marrin përsipër dhe të shohin kohën që ofrojnë. Bricjapët janë shumë të drejtë. Në pjesën shpirtërore duhet të shohin me vëmendje kombinimet që kanë të bëjnë me Shigjetar, me Ujor dhe me Dashin që duhet të tregojnë pak vëmendje më të shtuar.

Ujori

Ujorët do të lodhen shumë në këtë periudhë. Duhet t’a marrin me sportivitet punën e tyre, pasi është një proces i pashmangshëm. Plutoni në shenjën e tyre u krijon ndikim të madh në pjesën e stabilitetit mendor dhe shpirtëror. Nëse duan të hapin një binzes është kohë e mirë tani, pasi favorizohen shumë. Duhet të fshijnë nga memorja problematikat që kanë pasur, sepse u zgjidhen si me shkop magjik dhe gjërat u shkojnë në vendin e tyre. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Virgjëreshë dhe Binjak janë perfekte, sikurse Ujor-Ujor është gjithashtu perfekte dhe do të kenë dhe një pasardhës.

Peshqit

Para se të nisin diçka Peshqit duhet t’a mendojnë shumë mirë në aspektin e punës, karrierës apo ndryshimeve të tjera. Do të kenë mundësi për disa kontrata të rëndësishme, por duhet të tregojnë kujdes që t’i përmbahen asaj kontrate. Peshqit janë shumë intuitivë. Kanë mundësi të madhe në karrierën e tyre dhe janë shumë zemërgjerë. Në çështjet shpirtërore për këtë muaj favorizohen lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep, Gaforre dhe Dem.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve