Prej të martës, ekipe të emergjencave civile të Shqipërisë dhe nga disa vende të huaj, po kërkojnë nën rrënoja për persona që kanë mbetur poshtë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.
Ndërsa, ditën e sotme do të fillojnë reshjet e shiut, çka mund të vështirësojnë punën e njësive të ekip-shpëtimit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë edhe nesër dhe të shtunën.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 19ºC. Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 12ºC.