Si duhet ta ndihmojë NATO Ukrainën para se ajo të copëtohet

Si duhet ta ndihmojë NATO Ukrainën para se ajo të copëtohet

Volodymyr Zelensky

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Rusia e Vladimir Putin është duke kryer gjenocid në Ukrainë. Disa avokatë edhe mund ta kundërshtojnë këtë hipotezë, por shanset që Biden të ketë të drejtë janë shumë të mëdha.

Por a do të ndërhynin SHBA-të për të ndaluar gjenocidin kundrejt popullsisë civile?

Fatkeqësisht, shanset janë për jo.

Kievit i nevojiten gjithmonë e shumë avionë luftarakë si dhe më shumë tanke që janë mjetet kryesore gjatë betejave, si për shembull “M1 Abrams”, dhe të vetmit që mund të ndalojnë mizoritë.

A do të arrijë Ukraina t’i marrë këto mjete tepër të rëndësishme luftarake?

Jo, përsëri, jo. Ajo që Ukraina po përfiton më shumë tani janë vetëm gjeste politike pa veprime konkrete. Nëse dhe kur të gjithë ukrainasit të kenë vdekur ose të jenë larguar forcërisht nga vendi i tyre, Biden mund të thotë atëherë : "Ju thashë", por kjo nuk do të ishte një ngushëllim, por pasojë e mosdhëniessë mbështetjes së nevojshme ndaj ushtrisë ukrianse.

Hendeku midis asaj që ofrojnë liderët perëndimorë dhe asaj që Ukraina po kërkon në të vërtetë për të mbijetuar, po bëhet potencialisht fatale ndërkohë që një ofensivë e madhe ruse po afrohet drejt lindjes. 

Humbja e Rusisë rreth Kievit ishte epike, po ashtu edhe fundosja e luftanijes ruse më të rëndësishme “Moskova” . Fitore të tilla mund të krijojnë një përshtypje mashtruese mbi drejtimin e përgjithshëm të luftës, pasi fillimi i fitores së vërtetë duket se ende nuk ka arritur në pikën që duhet.

Demokracitë perëndimore, të grupuara në NATO, kanë bërë shumë për Ukrainën, por jo aq sa duhet. Problemi fillon që me SHBA-të, udhëheqësen kryesore të aleancës. Sondazhet atje thonë se shumica e amerikanëve e mbështesin Ukrainën, por njëkohësisht nuk duan që forcat amerikane të përfshihen drejtpërsëdrejti.

Një ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe e kufizuar ushtarake e NATO-s në terren për të krijuar strehë të sigurt në Ukrainën perëndimore, ose për shembull për të shënjestruar artilerinë, forcat detare dhe raketore që bombardojnë civilët është plotësisht e realizueshme. Një kërcënim i thjeshtë mund t’i shkaktojë Rusisë pauzë.  Por ekziston frika se një veprim i tillë do të shkaktonte një përshkallëzim dhe një luftë gjithëpërfshirëse NATO-Rusi, megjithëse duket një frikë e pabazë pasi lideri rus e di se do ta humbiste në një luftë të tillë. Por kush guxon ta vërë atë në provë?

Janë vetëm dy opsione armët dhe sanksionet. Por edhe në këtë rast perëndimi ende stepet. Kur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy bën apel siç bën çdo ditë, për vendosjen e një embargoje të menjëhershme ndaj eksporteve ruse të naftës, gazit dhe qymyrit, ai përsëri përballet me pavendosmërinë e perëndimit, pavarësisht se BE-ja vazhdimisht po bënë pazare për një ndalim të mundshëm të naftës.

SHBA-të, si dhe Britania, po zgjerojnë gamën dhe cilësinë e armatimit mbrojtës me të cilin po furnizojnë. Paketa më e fundit prej 800 milionë dollarësh e Biden përfshin helikopterë, transportues të blinduar të personelit, radarë dhe dronë. Pentagoni u ka kërkuar tetë kontraktorëve më të mëdhenj të mbrojtjes të ushtrisë amerikane që të ndihmojnë në gjetjen e mënyrave për të armatosur Ukrainën më shpejt dhe më mirë. Kjo, rastësisht, përfaqëson një përshkallëzim “de fakto” perëndimor, të cilin Putini e ka kundërshtuar tani zyrtarisht.

Ndoshta përdorimi rus i armëve kimike ose biologjike do të jetë hapi që do të sillte një reagim të SHBA-ve dhe që mund të ndryshonte rrjedhën e luftës. Shumica e amerikanëve thonë se do të mbështesin veprimet ushtarake amerikane nëse përdoren armë të tilla ilegale ose nëse sulmohet një aleat i NATO-s. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë, e cila thotë se po përgatit opsione hakmarrëse "proporcionale" dhe jo-ushtarake, duket se opinioni publik mbetet pas.

Të gjitha qeveritë perëndimore përfundimisht do të jenë fajtore nëse Ukraina bie ose i merret pjesa lindore sikurse ndodhi me Gjermaninë në vitin 1945. Kryeministri britanik Boris Johnson është lavdëruar së tepërmi si miku më i ri dh i vetë-emëruar i Zelenskyyit.

Johnson cilësohet si luani britanik në Kiev. Javën e shkuar ai tha se synimet monstruoze të Putinit po pengohen, gjithashtu ai pohoi mbledhjen e një aleance globale për t’i dhënë fund tragjedisë.

Mbledhja e një aleance globale duket e pamundur pasi gjysma e botës, duke përfshirë Kinën dhe Indinë nuk janë mbështetëse.

Gjermania, lideri i supozuar i Evropës, është një rast tjetër për të ardhur keq që nuk po ofron siç duhet mbështetjen.

Kancelari Olaf Scholz tha se ata që kryen mizori në qytetin e Bucha duhet të mbajnë përgjegjësi. Por ajo ditë llogarie mbetet një ëndërr e largët për sa kohë që Scholz vazhdon të refuzojë sanksionet energjetike kombëtare dhe në mbarë BE-në si dhe të debatojë për furnizimet me armë.

"Unë nuk e kuptoj se si dikush në Gjermani mund të flejë natën, çfarë duhet që Gjermania të veprojë? "tha Andriy Melnyk, ambasadori i Ukrainës në Berlin. Scholz po vonon dërgimin e disa armëve të rënda për të mbrojtur popullin e Ukrainës.

Forcat e Ukrainës pa dyshim do të luftojnë trimërisht në betejën e ardhshme në pjesën lindore dhe viktimat në mënyrë të pashmangshme mund të jenë të larta. Dhe rezultati më i mirë për të cilin ukrainasit mund të shpresojnë është ngërçi.

Duke parë shpalosjet e tmerreve të luftës ditë pas dite, NATO e udhëhequr nga SHBA-të duhen të përgatiten nëse është e nevojshme që mos ta shohin Ukrainën të copëtohet përballë kërcënimit ët madh rus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 18/04/2022 11:19

    Ukraina sduhej te bente hapin me te madh se kembet,pasi diplomacia eshte ajo qe shmang lufterat. Loja e nato-s me ukrainen per eleminimjn e potencialit rus dihej qe do deshtonte,sepse amerika ka kohe qe ben plane te ndyra nen rrogoz,por bota analizon dhe mban qendrimet. Tani......asnkush nuk mund te sakrifikohet per politikat e gabuara te ukraines keto 20 vjet,as Gjermania e as amerikanet. Europa e beri te sajen,por gjakun se jep me kush per nje shtet qe provokoi nje konflikt te paralajmeruar ne vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit