Një tjetër park lojërash i është shtuar kryeqytetit. Prej ditës së djeshme, fëmijët do të mund të zbaviten në parkun e lojërave të Piramida, i cili u inaugurua një ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërsa sot kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” foto nga këndi i 24 i lojërave në Tiranë. 

“Dy janë mundësitë, ose të ankohemi pse gjërat nuk shkojnë, ose bëjmë çdo ditë një punë konkrete që shkon. Zgjedhim të dytën! Gjithmonë!”, shkruan Veliaj. 

[gallery]24018[/gallery]

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com