Si e ndihmoi Real Madridi Barcelonën të dal nga borxhet e saj

Si e ndihmoi Real Madridi Barcelonën të dal nga borxhet e saj

Laporta dhe Perez

Si do ta merrte një tifoz i Real Madridit lajmin nëse do të mësonte së ishte Florentino Perez e ndihmoi Barcelonën për të nënshkruar me Robert Lewandowskin? Çdo ditë tifozët grinden nëpër kafene e rrjete sociale, qeshin, bëjnë humor apo fyejnë njëri tjetrin në çdo rast që ju jepet.

E megjithatë Superliga Europiane duket se i ka bashkuar presdentët Perez dhe Joan Laporta në një masë të çuditshme. Por, është e sigur që ky motivim i kalon arsyet që ata mos të merren më këtë. Është një kompani që quhet Key Capital, e cila ka për pronësi dhe menaxhohet nga dy miq të mirë të presidentit të Real Madridit: Borja Prado (ish president i Endesa dhe Anash Laghari.

I fundit vjen nga bota e financave dhe është pothuajse kumbar i Florentnos, për shkak të lidhjeve familjare të babait të tij. Anash ishte emëruar sekretar gjeneral i Superligës dhe kohëve të fundit është regjistruar si i tillë edhe në “Regjistrin tregtar”.

Key Capital ishte ngarkuar për sigurimin e të ardhurave nga të drejtat televizive të Super Ligës. Fondi për investime “Sixth Street” erdhi në Real Madrid me Key Capital për të rritur kapacitetet e Santiago Bernabeu dhe operon me të ardhurat e klubit që mandej financoi miliarda dollarë për ta ndërtuar një vepër artistike si stadium.

Sixth Street tani ka marrë 30 për qind të te ardhurave operative për rinovimin e Bernabeut që do të gjenerohën nga klubi në 20 vitet e ardhshme. Kjo gjithashtu edhe një levë financiare, por levat nuk janë të këqija kur ato i përdorni për të rritur të ardhurat e jo për t’i paguar borxhet.

Derisa Barcelona ishte gati të nënshkruante me CVC, Sixth Street u paraqit në horizont. Kuptohet klubi kishte nevojë për më shumë para se sa ofronte CVC – tri herë më shumë që të jetë shëndoshur nga plagët që ofronte CVC. Me atë marrëveshje, gjigantët katalunas do të merrnin vetëm 270 milionë euro apo 10 për qind të shitjes së të drejtave televizive për 50 vitet e ardhshme.

Pos kësaj ata nuk do ta kishin lirinë për ta shpenzuar atë shumë – ata do ta ndanin 70 për qind të shumë për stadiumin apo për funksionimin e qytetit të tyre sportiv, 15 për qind për të paguar borxhet dhe vetëm 15 për qind për t’i përdorur për transfere.

Megjithatë, ata dhanë 25 për qind te të drejtave televizive për Sixth Street – dy herë më shumë së sa do të merrnin ndaj CVC – dhe i shitën ato vetëm për 25 vite. Por, nëse Barcelona do të kishte nënshkruar me CVC do të duhej të hiqte dorë nga Super Liga – CVC dëshironin që klubi mos t’i rezervonte lojtarët e tyre më të mirë për Super Ligën në dëm të La Ligës.

Realiteti është se ishin miqtë e Perezit të cilët i dhanë rivalëve më të urryer të Real Madridit fonde për të blerë sulmuesin më të mirë të dekadës së fundit Lewandowski. Ndoshta klubet janë më të afërt me njëri tjetrin së sa ne e besojmë. /GazetaExpress

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë