Si e përjeton luftën fshati rus në Rumani

Si e përjeton luftën fshati rus në Rumani

Fshati rus në Rumani

Në anën rumune të Deltës së Danubit, banorët nuk duan të frikësohen nga lufta në anën ukrainase. As nga dronët rusë dhe as nga gabimet e qeverisë në Bukuresht.

Me çdo gungë në rrugë, dridhet fouristrada e Ceraselës si një kazan bosh që rrokulliset mbi beton. Dritaret nuk mund të hapen më, për shkak të vibrimeve dhe pluhurit që ngrihet vazhdimisht kur kalojnë makinat, kur lopët kthehen nga kullotat ose kur fryn era. Xhami i pasëm është thyer prej kohësh, në vend të tij është një copë kartoni. Cerasela mori një vendim të ndërgjegjshëm për të blerë një makinë të vjetër e të përdorur - ashtu si banorët e tjerë këtu që jetojnë në fshatrat e largëta të Deltës së Danubit, në lindjen e largët të Bashkimit Evropian. Aty ku dielli lind për herë të parë në BE dhe ku mbrëmja fillon më herët.

Lufta sa vjen e afrohet

Periprava, një fshat në një ishull. Deri në Sulina shtrihen pyje dhe duna rëre midis liqeneve të lidhura me krahët dhe kanalet e Danubit dhe që mund të arrihen vetëm varka. Në skajin lindor të kësaj pjese toke shtrihet Deti i Zi. "Pasagerul", anija që transporton njerëz dhe mallra për këtu e më tutje, punon çdo dy ditë. Është e shtunë. Rruga nga porti i Tulceas përmes lumit Çilas, dege e Danubit, që ndan Rumaninë nga Ukraina, kërkon rreth katër orë. Cerasela Cilibon u zhvendos nga Bukureshti në deltën e Danubit gjatë pandemisë së Koronës - dhe aty mbeti.

"Gjithçka ishte mrekulli, derisa një ditë shpërtheu lufta. Ajo na zgjoi." Ishte ora një e mëngjesit: "Një tërmet, një bombë, mos i ka shpërthyer gazi ndonjë fqinji,” mendoi Carasela. Të gjithë fshatarët u zgjuan, shkuan te portat e tyre, filluan të bisedonin, të pyesnin njëri-tjetrin.

"Shqetësimi ynë i parë ishte të gjenim se çfarë ishte dhe ku. Nga fshati, pamja e Danubit është bllokuar nga bimësia, kështu që shkuam në portin e vogël. Prej andej pamë zjarret përtej kufirit, në Ukrainë. Na u bë e qartë: ne jemi shënjestra të gjalla këtu, krejtësisht të pafajshëm. Ashtu si civilët në Ukrainë. Civilë të së njëjtës luftë që mund të vdesin në çdo kohë."

Terrori i mesnatës

Shumë njerëz në Rumani nuk e dinë se ku ndodhet Periprava. "Për Rumaninë, 100 banorë nuk kanë rëndësi. Ka rëndësi vetëm për ata që kanë hyrë në vend dhe kanë rënë në dashuri me të, pikërisht sepse këtu është kaq thjeshtë dhe joreale", thotë Cerasela, e cila vetë ka ardhur të jetojë këtu gjatë kohës së Pandemisë së Koronës.

Dy brigje, të njëjtat halle

Ashtu si shumica e njerëzve në Vylkoëe të Ukrainës, edhe shumica e rreth 100 banorëve në Periprava, në bregun rumun të Danubit, janë lipovanë me origjinë ruse. Paraardhësit e tyre u larguan nga atdheu në shekujt e 17-të dhe 18-të për shkak të një mosmarrëveshjeje me kishën dhe u vendosën në Deltën e Danubit. Zemra e komunës ndodhet në rrugën kryesore të portit, më pak se 200 metra nga brigjet e Danubit: është kisha e vjetër ortodokse, kullat e kaltra të së cilës nën kupolat e verdha, janë të ngjashme me kishën në Çilia. "Natën dëgjon bombat, ne rrimë zgjuar, ditën fshatarët vijnë në kishë," thotë Cerasela. "Kisha është qendra, ne të gjithë mblidhemi atje, besimtare dhe jobesimtare.

“Kjo nuk është jeta jonë normale!”

Në oborrin e kishës është edhe deputeti i komunitetit Lipovan në parlamentin rumun, Silviu Feodor. "Ju mund të shihni se njerëzit këtu ndjenë valën tronditëse të këtyre bombardimeve. Kjo nuk është jeta jonë normale. Ne jemi anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe kjo duhet të na japë një ndjenjë sigurie. Por ndonjëherë municionet nuk e dinë se ku është kufiri, mund të arrijnë edhe në territorin tonë."

Ai shton se ka plane evakuimi për banorët nëse situata do të rëndohet. "Jemi gjithmonë gati të marrim si grupet tona etnike, ashtu edhe të gjithë ata që mund të preken nga një përshkallëzim i mundshëm i këtij konflikti. Që nga fillimi i luftës, ne kemi marrë edhe refugjatë dhe jemi kujdesur për ta, dhe njerëzit nga Ukraina jetojnë ende sot këtu."

Kur ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe  GeoConfirmed.org folën për herë të parë për nje dron  të rënë në jug të Danubit në anën rumune, kryebashkiaku Tudor Cernega shkoi në vendin e shpërthimit. Dhe ai pa menjëherë atë që ushtarët e Ministrisë rumune të Mbrojtjes nuk mund të gjenin - ose nuk donin.

Në fillim, Bukureshti zyrtar e mohoi incidentin. Presidenti Klaus Iohannis hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo dyshim për një dron rus të rrëzuar në territorin rumun. Nuk kaluan as dy ditë dhe ai e konfirmoi: Me të vërtetë ishin gjetur mbetjet e një droni rus, gjurmë shpërthimi, pemë të djegura dhe të rrëzuara. Ndërkohë janë gjetur edhe mbetje dronësh të tjerë – më të fundit më 13. 09.2023. Dhe jo vetëm pranë kufirit të Danubit, por edhe më në brendësi, në pjesën rumune të Deltës së Danubit, rreth 15 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Ekspertët ushtarakë të kontaktuar nga DË nuk përjashtojnë hipotezën se dronët e nisur nga Deti i Zi mund të kenë kaluar mbi territorin rumun gjatë rrugës drejt objektivave të tyre në Ukrainë. Fshatarët në deltën e Danubit gjithashtu duket se janë të bindur për këtë. "I dëgjonim duke fluturuar mbi shtëpitë tona. Por gjithmonë na thuhej se nuk ishte ashtu."

Kryebashkiaku Cernega, mban anën e qytetarëve: "Këta nuk janë të çmendur. Kam raportuar se ka një dyshim. Autoritetet duhet të kishin ardhur dhe të mbikqyrnin zonën. Askush nuk na mori seriozisht. Tani e keni parë se çfarë ndodhi. Ka luftë atje - dhe neve na ka gjetur terrori!"/DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë