Si e trazon merkaton transferimi
i James-it te Bayern Munchen

Si e trazon merkaton transferimi<br />i James-it te Bayern Munchen
Bayern Munchen përfundoi dje një marrëveshje në formë huazimi për 2 vite me James Rodriguez-in nga Real Madrid-i, me të drejtë blerje.

Kolumbiani do të kalojë 2 sezonet e ardhshme me Bayern-in, para një akordi përfundimtar që mund të ndodhë pas vitit 2019.

Ky transferim duket se do të shkaktojë një “rrëmujë” për një mori klubesh, dhe veçanërisht për ato të Premier League-s.

Pas ikjes së Rodriguez-it , Reali duket se është në kërkim të zëvëndësuesit të tij.

Mançester City do Sanchez-in
Carlo Ancelotti duket se nuk do të paguajë shifra të majme për kilianin Alexis Sanchez, prandaj Manchester City është gati të hidhet në sulm për yllin e Arsenalit.

Arsen Ëenger nuk do ta lëshojë lehtë talentin e tij , por edhe nëse ndodh, ai gjithsesi do të mbetet një lojtar i Premier League-s.

United rikthehet tek Muller-i
Ka pasur interes prej vitesh, por a mund të ndodhë këtë verë transferimi i Thomas Muller-it drejt

Manchester United-it.

E ardhmja e gjermanit mbetet në pikëpyetje, derisa është akoma nën urdhrat e Ancelottit.

Manchester-it i duhet të paguajë një shifër të lartë për ta pasur Muller-in, por duke pare ecurinë e tij së fundmi duket se ka zgjedhje akoma më të mira për “Djajtë e kuq”.

Nëse Bayern-i do ta linte të ikte, do tregohej “budalla”, por një lëvizje e tillë edhe mund të ndodhë.

Chelsea vijon këmbënguljen për Morata-n
Ndërkohë pas humbjes së Lukaku-t , Antonio Conte ka hedhur sytë te Alvaro Morata.

Conte ka punuar edhe më pare me Morata-n kur ai ishte pjesë e Juventusi-t, dhe pas Douglas Costa-s afrimi i spanjollit tek Chelsea është objektivi i radhës.

Por a mund të lejojë Reali që t’i ikin dy sulmues brenda javës?

Douglas Costa mund të shkojë te Juventus-i
Ardhja e Rodriguez-it do të përshpejtojë largimin e Douglas Costa-s nga Bayern-i.

Ndërsa Juventus-i duket se ka një ofertë për brazilianin , fillimisht për ta marrë në formë huazimi e më pas për ta blerë përfundimisht.

Sanchez dhe Gnabry mund të huazohen
Nënshkrimi i kolumbianit gjithashtu do të kufizojë mundësitë e Renato Sanchez-it dhe Serge Gnabry-t për sezonin e ardhshëm .

Ndërsa Rummenigge së fundmi shprehu dëshirën për të huazuar dyshen.

Do të shohim nëse ndonjëri prej tyre do e provojë veten në Premier League.

Dyert e hapura për Mbappe-në
Pas ikjes së James-it, Real-i duhet të tregohet vigjilent për yllin e Monaco-s Kylian Mbappe, klubi ka bërë me dije se do të lëshojë një ofertë marramendëse për të, por nuk dihet nëse “super-talenti i momentit” do të lërë Monaco-n./eduasportin.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën