Si erdhi kokaina nga Ekuadori në Durrës? Report Tv zbulon detajet e itinerarit, kundërshtimin e grekëve dhe pse u kodua ‘Kuito’

Oficerët e policisë shqiptare dhe prokurori i dosjes së 137 kg kokainë kanë marrë pjesë në operacionin e dorëzimit të kontrolluar në Pire të Greqisë. Prania e hetuesve shqiptarë është kërkuar nga DEA agjencia e luftës kundër drogës së SHBA me seli në Athinë, ndërsa sipas burimeve për Report Tv autoritetet greke kanë kërkuar që mos lejohej lëvizja e kontenierëve drejt Shqipërisë.

ReportTv ka mësuar se pala greke fillimisht ka kundërshtuar që kokaina të vazhdonte itinerarin e saj me 4 kontenierë drejt Durrësit por ka qenë ndërhyrja e DEA-s e cila ka përfshirë në këtë hetim dhe shërbimet shqiptare duke i besuar atyre goditjen e grupit shqiptarë. Mbrëmjen e 24 korrikut 2019 sasia prej 637 kg kokainë me destinacion Greqinë dhe Shqipërinë do të nisej nga Ekuador prej portit të Guaiaquil.

ReportTv ka siguruar itinerarin e lëvizjes dhe ndalesave në portet të kontenierëve me banane të cilët në portat frigoriferike të tyre mbanin pakot e kokainës. Më 19 gusht 2019 këto kontenierë mbërritën në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.

Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimin për udhëtim drejt Shqipërisë. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në ora 21:24 minuta.

Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë ata për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Myslikhaka dhe Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimorë ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore.

Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS (lexo ketu). Ndalur tek kodimi i operacionit ‘‘Kuiqto‘‘ hetuesit sqaruan për ReportTv se gjithcka lidhet me marrëveshjen që shqiptarët kanë bërë me trafikantët e kokainës në Ekuador dhe takimi mes tyre është bërë në kryeqytetin ekuadorian Quito.

(ReportTv zbardh itinerarin që përshkroi kokainë e cila më 24 korrik u nis nga Ekuadori, kliko këtu)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leshi: 29/09/2019 12:09

    Ec e mbushi menjen Leshit, superaksion thote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja