Si është të vësh dy binjakët në
gjumë? Videoja flet vete..

Si është të vësh dy binjakët në<br />gjumë? Videoja flet vete..
Një nënë e re ka transformuar videon e një nate vuajtje me dy binjakët e saj në një hit në youtube. Henriette Jonassen, vetëm 21 vjeç, nënë e dy binjakëve energjikë ka vendosur të filmojë sfidën që i duhet të kalojë çdo natë për të vendosur dy vogëlushët në gjumë. Ndërsa po provonte një metodë të re duke i vendosur ata në dhoma të ndara për të fjetur ajo pa që plani i saj nuk po funksiononte aspak ashtu siç priste.

Përkundrazi, vendosja e tyre në gjumë po bëhej gjithnjë e më tepër një mision i pamundur. Për shkak të ditëve të nxehta dhe të gjata në Norvegji fëmijët e kanë më të vështirë për të fjetur,e  aq më të vështirë e ka kjo nënë e re e cila nuk di sesi të veprojë. Sapo vendos njërin në një dhomë dhe mbyll derën, tjetri del nga dhoma tjetër dhe kjo përsëritet në një hark kohor torturues që duket se s’do të ketë fund.

Megjithatë kur pa videon Jonassen ju duk shumë argëtuese dhe vendosi ta ndante me miqtë e saj në një blog duke fituar menjëherë më shumë se 2 milion shikime.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)