Si është të bësh sërf me një fokë

Si është të bësh sërf me një fokë
ANGLI - Dy shokë janë surprizuar pa masë kur ndërsa bënin sërf në birgjet e Northumberland në Angli, një bebe fokë është bashkuar me ta duke u ngjitur në tavolinën e sërfit duke luajtur me ta në ujë. Matt Stanley and Andrew Flounders e kanë filmuar gjithë xhiron e bërë sëbashku me fokën nëpërmjet kamerës GoPro të instaluar mbi tavolinën e sërfit. Matt ka shkruar në kanalin e tij në youtube se ata ishin duke shijuar dallgët perfekte të verës ndërsa bënin sërf kur ky vogëlush i kishte trembur për vdekje, pasi fillimisht nuk e kishin kuptuar çfarë ishte.

Dy djemtë bashkë me fokën kanë luajtur për rreth një orë me këlyshin e vogël dhe kur vendosën të dilnin në breg, vogëlushi nuk donte të ndahej nga ata dhe vazhdonte t’i ndiqte nga mbrapa. Andy ka njoftur autoritetet mbi këtë ndodhi në mënyrë që ata të mund të përkujdeseshin për të nëse ai ishte i braktisur apo në gjendje jo të mirë shëndetësore. Por Matt ka shtuar se ai dukej shumë mirë ndërsa bënte sërf si një profesionist i vërtetë. Videoja e xhiruar prej tyre është kthyer në një sensacion në rrjetet sociale dhe për djemtë kjo ishte experienca më e bukur në jetën e tyre pasi ata nuk kishin parë kurrë një fokë kaq afër, dhe patën fatin të luanin me të për më shumë së një orë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)