Report TV ka mundur të sigurojë videon e publikuar nga policia e Ekuadorit pak momente pasi u kapën 93 kg kokainë në një kontejner me banane. Ngarkesa e bananeve ishte porositur nga kompania shqiptare Arbri Garden tashmë nën hetim pas kapjes së 613 kg kokainë disa ditë më parë. Policia Ekuadorit në një komunikatë për mediat thotë se me 24 Nëntor 2015.
Operacioni "Roof" (Çatia) u zhvillua në portin Simón Bolívar pas një kërkimi nga Skuadra e Informacionit e Porteve dhe Aeroporteve nga ku u vlerësua me risk të lartë kontejneri me numër GESU9416694 që i përkiste kompanisë CEICONSA S.A. Ky kontejner kishte si vend mbërritje finale Shqipërinë. Në pjesën e sipërme të tavanit u gjetën të fshehura 82 pako të cilat rezultuan 93,3 kg kokainë.
Pamjet e operacionit të nëntorit të vitit 2015 në Ekuador kur në kontenierin me banane të porositur nga “Arbri Garden” u kapën 93 kg kokainë
Për këtë foli edhe zëvendës ministri i punëve të brendshme të Ekuadorit Diego Fuentes në një konferencë për mediat nga ku deklaroi. “Ky operacion u arrit falë bashkëpunimit dhe koordinimit me autoritetet ndërkombëtare pasi u shkëmbye informacion. Menjëherë nisi hetimi për kompaninë pronare kontejnerin. Tashmë jeni në fazën e hetimit për të zbuluar se çfarë ka ndodhur përpara dhe pas zbulimit të drogës në mënyrë për të gjetur lidhjet e mundshme me sasi të tjera droge”.
Policia e Ekuadorit njoftoi policinë shqiptare se kush ishte pritësi kontejnerit ku u gjet droga. Homologët shqiptarë nisën një hetim duke marrë në pyetje pronarin e kompanisë Arbër Çekaj. Por sipas prokurorisë së krimeve të rënda çështja u pezullua pasi nuk ka mbërritur ende nga Ekuadori letër porosia e dërguar për llogari të hetimeve në Shqipëri.
Një ditë më parë Report TV ekskluzivisht tregoi se si gjatë viteve 2014-2015 në katër operacione policia Ekuadorit zbuloi 4 kontejnerë që do të mbërrinin me banane në portin e Durrësit por në dyshemetë e dyfishta apo tavanët ishte fshehur kokainë në total 317 kg.
Ndërkohë një sasi kokainë prej 250 kg mundi ti shpëtonte policisë së Ekuadorit por u kap në portin e Tivarit në Malin e Zi përpara se të mbërrinte në Shqipëri. Pritës figuronte firma Rrapo Company që sipas të dhënave në QKR ndodhej me seli në qytetin e Fierit.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat me kallashnikov në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçari vritet brenda makinës së tij (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04