S'japin përparësi dhe parkojnë mbi vendkalimet e këmbësorëve, Policia penalizon 64 drejtues automjetesh (VIDEO)

Rrugoret e kryeqytetit vijojnë monitorimet dhe kontrollet edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për t'u përfshirë në aksidente është më i madh.

Sikurse shihet edhe në video, në një sërë segmentesh rrugore të Tiranës janë evidentuar drejtues mjetesh që nuk i kanë dhënë përparësi këmbësorëve si dhe drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të tjera, kryesisht duke parkuar gabimisht në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.

Sipas njoftimit policor, konkretisht janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të tjera.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia