Si kërkojnë me çdo kusht ta deligjitimojnë Bashën!

Si kërkojnë me çdo kusht ta deligjitimojnë Bashën!

Lulzim Basha

Basha është pa dyshim një i penduar politikisht dhe kjo ndodhi për shkak të eksperiencës së tij pasi ai mori një vendim që nuk e priste akusht atë të Shtatorit.

Basha për asnjë rast nuk ka luftuar kundër fitores së PD, sepse do të ishte një rast unik në Botë që një lider të luftonte kundër vetës së tij. Në zgjedhjet e 2021 Basha bëri hapin e parë të pendesës së tij politike duke tentuar një reformim të thellë të PD, por ai nuk ja doli dot, sepse të tilla ishin ekulibrat brenda PD dhe po ashtu ai nuk ishte gati të bënte betejën finale për tu ndarë njëherë e mirë nga historiku i lidershipit të PD.

Një arsye tjetër ishte fakti, sepse ai sakrifikoi fitoren e tij me dëshirën për të mos përçarë partinë. Gjithashtu, ai në 2021 donte fitoren e PD e rikthimin e saj në pushtet dhe  nuk e mendonte dhe besonte se kjo e fundit mund të fitonte me një front të përçarë dhe me probleme klanore të brendshme. Kështu, ai pranoi edhe disa diktate, nëse mund t'i quajmë kështu edhe në listat e kandidatëve. Mjafton të shikojmë situatën brenda grupit parlamentar të PD, për të kuptuar se kush i kishte diktuar ato lista se në shërbim të kujt do të ishin këta deputet.

Imagjinoni sikur të kishte fituar ajo PD në 2021, do të ishte një zhgënjim i madh për Shqipërinë e demokratët e po ashtu një fitore e madhe për kastën. Lufta për të deligjitimuar Bashën që nga vendimi i shtatorit në lidhje me qëndrimin Non Grata ka qenë i ashpër. Në fillim tentuan ta trajtonin Bashën duke trajtuar njësoj si vetja e për pasojë nuk duhet të konsiderohej shpresë, pastaj e quan tradhtarë që në fakt nuk ka si të jetë, sepse do të ishte rast unikal që një lider të tradhtonte vetveten e pas tezeave të Bashës kurajoze si Vetingu në Politikë, kasta e vjetër u gjet nën efektin surprizë, sepse konsiderohej një tezë tabu që nuk duhet të ngrihej si çështje në nivel lidershipi. Pra, u gjetën "kalif" përballë kesaj teze të Bashës. Një të vërtetë të madhe ka ky propzim i Bashës: ai i sfidon të gjithë në moralin politik dhe në qasjen që kanë pasur me pushtetin! Keni dëgjuar Rithemelimin, Ramën ose ata të Partisë të Lirisë të flasin për vetingun e politikanëve? Atëherë a janë ata Trekëndëshi i Nermudës?! Asnjë fjalë, asnjë koment dhe thuajse nuk bëjnë "Ata" në lidhj me tezën e Bashës e po tentojnë ta fshijnë edhe nga fjalori i dialektikës politike.

Megjithatë, përfaqësuesit e kastës majtas e djathtas, si mjeshtër të manovrave makiaveliste kanë projekt rezervë duke stimuluar një levizje politike të re në fillim të shtatorit që në fakt ka copy-paste tezat e Bashës:
1. Listat e hapura
2. Vetingun në politikë
3. Ndryshimet kushtetuese
4. Referendumet

Po pse duhet të besojmë këta që kanë për qëllim të përligjin qëndrimet e Bashës e të mos besojmë këtë të fundit? ! PD, me gjithë sulmet e goditjet e panumërta, është një subjekt politik me struktura dhe po ashtu me një rrjet të burimeve njerëzore të mira dhe me një kryetar që ka një personalitet të fortë ndërkombëtar, falë eksperiencave që ka pasur në të kaluarën. Nje gjë është e sigurt Basha me vetingun në e ka hapur sfidën, kasta nëse është kaq e ndershme sa shtiret, le t'i bashkohet sfidës! Basha i ka bërë një shërbim të madh PD duke e shpëtuar nga zhdukja politike! Me kalimin e kohës demokratët e ndershëm po e kuptojnë këtë!

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 12/08/2023 17:13

    Basha eshte marke e njohur. Nuk eshte aspak i penduar, dhe keto qe Basha ka rradhitur nuk i beri as per ate partine qe ka mbetur, por vazhdoni te njejtin rrugetim si me perpara me zgjedhjen e tij perseri, ndaj ose je naiv kur shkruan kete, ose po i ben avokatine Bashes. Populli nuk genjehet me, sepse eshte genjyer disa here, dhe jane te njejtat fytyra qe mund te kene ndryshuar lekuren, por jo zakonin.

    Përgjigju
  • Bureto: 12/08/2023 16:56

    Ajo që është më e rëndësishmha në këtë shkrim dhe që na lë një shije të keqe, është se rreket të na mbushë mendjen se është Basha ai i duhuri për PD. Deri këtu mbasi nuk i lë dot autorit të shkrimit, asnjë mundësi të aludojë se Basha do ta sjellë atë, pra PD në pushtet?! Përkundrazi, nëse do të ketë ende ndonjë PD dhe nëse një ditë kjo do bëhet realitet ardhja e saj në pushter, ajo kurrë nuk do të ndodhë me Bashën. Basha është një aksident politik dhe si i tillë një dështak par exelent. Alban Daci ose është naiv, ose në të kundërtën na jep të drejtën të dyshojmë se është i sponsorizuar. Bashën nuk po e delegjitimon askush. Ka delegjitimuar veten. ! Dhe aq sa ka mbetur nga legjitimiteti i tij, janë mbeturinat që trashëgon nga mundësia që, për interesat e familjes së tij, ia dha Saleh Berisha, në përdorim pronën e tij PD, nga legjitimiteti i së cilës trashëgoj siglën dhe vulën. PD do ketë shpëtim vetëm nëpërmjet një "revolhcioni" brenda saj dhe projektimin e një force të re politike, pa lidershipin e vjetër dhe pa trashëgiminë e tij, ku berishizmi është kanceri i saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë