Si llogariten të ardhurat për ata
që nuk kanë dalë në pension

Si llogariten të ardhurat për ata<br />që nuk kanë dalë në pension
TIRANE- Pensioni i pleqërisë llogaritet duke mbledhur pensionin social, masa e të cilit është 6750 lekë, me 1% të kontributeve që janë derdhur për çdo vit. Pagat para vitit 1994 kanë qenë shumë të ulta dhe kjo detyroi Ministrinë e Mirëqenies Sociale, që kur hartoi reformën e re të rrit koefiçentët të cilët shumëzohen me këto paga, duke bërë të mundur marrjen e përfitimeve të larta.

Pra paga e një specialisti të lartë para vitit 1994 prej 4.368 lekë shumëzohet me koefiçentin 8.59, duke bërë që kontributi për 1 vit të jetë 370 lekë të rinj. Edhe për pagat e punëtorëve të cilat variojnë nga 2.685 lekë deri në 4 302 lekë, koefiçenti është 8.59. Për një pagë prej 3 000 lekësh në muaj do të përfitohet shtesë prej 1% të 257 mijë lekë, pra shtesë në pension 257 lekë, për çdo vit që ka qenë me atë pagë.

Llogaritja për 36 vite kontribute
Duke marrë një shembull për një person i cili ka 10 vite punë në kooperativë me pagë 3 233 lekë para viti 1994 dhe 26 vite punë pas vitit 1994 me paga të ndryshme (mesatarisht 25 mijë lekë në muaj, duke llogaritur dhe me koefiçentët pas 1994-s), mund të përcaktohet pensioni i tij me formulën e re. Formula P=PS+SH, ku PS është pensioni social prej 6750 lekë, ndërsa SH është shtesa për çdo vit kontributesh. Në kooperativa, duke punuar 10 vjet, me pagë 3.233 lekë në muaj dhe duke e shumëzuar me koefiçentin 8.59, përfitohet shtesë prej 1% e 27. 000 lekë për çdo vit.

Për vitet që ka punuar në shtet ose privat pas 1994-s, me pagë mesatare prej 25 mijë lekë në muaj, përfitohet shtesa 1% e 25 mijë, pra 250 lekë për çdo vit pune. Me një llogaritje të thjeshtë baza e vlerësueshme mesatare për vitet që ka punuar në kooperativa (para 1994-s) dhe ato që ka punuar pas 1994-s, është 9 200 lekë për 36 vite. Duke shtuar dhe pensionin social (6750+9200), masa e pensionit të pleqërisë do të jetë 15 950 lekë.

Koefiçenti
Më pak shtesë për pagat referuese para 1994-s marrin punëtorët e thjeshtë, pasi pagat e tyre kanë qenë më të ulta. Për pagat pas 1994-s, koefiçenti është më i ulët për shkak se pagat filluan të rriteshin duke filluar nga vitit 1995. Përshtatja e koefiçentëve me pagat për secilin vit, ka bërë që çdo i moshuar që ka plotësuar kushtet të përfitojë pension, minimum 14 500 lekë në muaj. Me publikimin nga ISSH të pagave referuese para 1994-s, çdo person që ka patur kontribute para këtyre viteve, mund të llogarisë vet pensionin e tij.
 
Paga Koefiçenti Baza e Vlerësueshme për pensionin
8220 8.59       706 lekë për 1 vit
6302 8.59       540 lekë për 1 vit
5.343 8.59       458 lekë për 1 vit
4.110 8.59       353 lekë për 1 vit
3.233 8.59       277 lekë për 1 vit
2.685 8.59       230 lekë për 1 vit
 
 
Pagat referuese/Sa do të përfitonin sot 4 ish-kryeministrat

Llogaritja për Fatos Nanos ish-kupoln komuniste
Ish-Kryeministrat kanë përfituar shtesë para dhe pas 1994-s
 
Para vitit 1994 kanë qenë Kryetar të Këshillit të Ministrave, Vilson Ahmeti, Adil Çarçani, Ylli Bufi dhe Fatos Nano. Nëse këta persona do të përfitonin sot pension, atëherë do të merrni një shtesë prej 706 lekë të reja për çdo vit pune. Duke qenë se pjesa më e madhe e tyre kanë dalë tashmë në pension,( Adil Çarçani ka humbur jetën) të ardhurat janë shumë herë më të larta, pasi ligji për pensionet suplementare u dha të drejtë të marrin deri në 60% të pagës. Ligji nga i cili përfitojnë edhe sot drejtuesit e shtetit, deputetët dhe një sërë zyrtarësh të lartë, parashikon pension shumë herë më të lartë, nga ai që marrin pensionistët e thjeshtë apo ata në fshat.

Ish-Kryeministrat kanë përfituar shtesë në pension si për pagën para vitit 1994 dhe për kontributet që kanë derdhur pas këtij viti. Kryetari i Këshillit të Ministrave merr një shtesë prej 706 lekësh për çdo vit që ka punuar para 1994-s, shtesë që sot e merr një punonjës që ka pagën 70 mijë lekë.

Zv/kryetari i Këshillit të Ministrave merr shtesë prej 682 lekë, ndërsa Kryetari i Komitetit Ekzekutiv shtesë 465 lekë për çdo vit. Përfitime të larta marrin edhe ata persona që kanë punuar në postin e ministrit, para vitit 1994, si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme. Ashtu si me skemën e sotme ku ka një sërë kategorish përfitojnë pensione suplementare edhe drejtuesit e shtetit para vitit 1994, merrnin të ardhura shtesë për shkak të detyrës që kryenin. Një pjesë e tyre vazhdojnë ti marrin edhe sot.
 
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron