Si merren lejet e ndërtimit? Ja
manuali me 34 pika për qytetarët

Si merren lejet e ndërtimit? Ja<br />manuali me 34 pika për qytetarët
Si aplikohet për marrjen e lejeve të ndërtimit nga qytetarët. Si aplikohet për leje për kryerjen e punimeve? Ku merret leja, cili është dokumentacioni i detyrueshëm?
 
Të gjitha këto pyetje marrin përgjigjje përmes Manualit Teknik të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, i publikuar nga Ministria e Zhvillimit Urban. Manuali u jep përgjigje 34 pyetjeve më të shpeshta me të cilat përballen qytetarët apo ndërtuesit kur vjen fjala te marrja e lejeve të ndërtimit me ndarjen e re territoriale.

Ministria sqaron qytetarët se ku aplikohet për leje ndërtimi, si dhe cilat janë kushtet për t’u pajisur me leje ndërtimi. Po ashtu jep informacion për afatet sa zgjat procedura për pajisje me leje ndërtimi, nga data e aplikimit, si dhe cilat janë dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi. Një hapësirë e konsiderueshme në manual i jepet edhe dokumentacionit për vërtetimin e pronësisë së truallit e objektit, si dhe cilat janë dokumentet që hartohen për të trajtuar rastet me karakter emergjent.

Autoriteti përgjegjës vendos për lejen e ndërtimit brenda 60 ditëve nga dorëzimi i aplikimit për leje ndërtimi. Rregullorja e zhvillimit mund të përcaktojë afate më të shkurtra apo procedura të diferencuara për pajisjen me leje ndërtimi, për punime me impakt të ulët në territor apo për investime strategjike për vendin.

Në rast se autoriteti përgjegjës nuk merr vendim brenda afatit të mësipërm dhe struktura përgjegjëse e planifikimit pranë autoritetit vendor nuk ka dhënë mendim negativ lidhur me kërkesën, leja e ndërtimit konsiderohet e dhënë në heshtje. Miratimi në heshtje nuk zbatohet për lejet e ndërtimit që janë në kompetencë të KKT-së, si dhe për punime të tjera, përfshirë ato me rrezikshmëri të lartë, që përcaktohen nga rregullorja e zhvillimit apo rregullohen në mënyrë të veçantë nga legjislacioni në fuqi.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani në Estoni, takohet me kryeministren Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri Hasani në Estoni, takohet me kryeministren Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe