Si mund të arsimohen studentët ndërkombëtarë në universitetet amerikane?

Si mund të arsimohen studentët ndërkombëtarë në universitetet amerikane?

Studentët duhet të përgatiten të paguajnë 40 deri në 80 mijë dollarë në vit për të ndjekur një kolegj, apo universitet amerikan katërvjeçar. Por siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman, ekzistojnë mënyra për të ulur kostot në mënyrë drastike për studentët ndërkombëtarë që duan të ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara.

Ndjekja e një kolegji, ose universiteti në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e shtrenjtë, çmimet e larta mund të nxisin shqetësim tek disa studentë ndërkombëtarë. Por ekspertët thonë se ka mënyra për të kursyer para.

Evelyn Levinson drejton departamentin e pranimeve të studentëve ndërkombëtarë në Universitetin Amerikan në Uashington. Ajo thotë se bursat janë një prej mundësive

“Ata mund të studiojnë për degë të ndryshme, ose mund të ndjekin kurse më të specifikuara. Ka bursa të ndryshme për një fushë të caktuar studimi, ose bazuar në kritere të ndryshme, si përkatësia etnike e aplikantit. Këshilla ime e parë për një student do të ishte të kuptoni kriteret e bursës para se të aplikoni për të.”

Studentja ruse Ekaterina Simonova mori një bursë pothuajse të plotë për të ndjekur Universitetin Amerikan.

“Këto bursa janë të rralla, por ekzistojnë. Pra, këshilla ime për studentët ndërkombëtarë është që të bëjnë shumë kërkime për të gjetur bursat, për të gjetur atë bursë që u përshtatet në mënyrë të përsosur."

Yasemin Sayar, nga Turqia, po ashtu mori një bursë për të ndjekur Universitetin Amerikan.

“Do t’u këshilloja të bënit kërkime para se të vini këtu, sepse është absolutisht një proces i kushtueshëm”.

Zonja Levinson thotë se vend-ndodhja e universitetit mund të ndikojë tek kostoja.

“Nëse një universitet është në një zonë të vogël, rurale, të Shteteve të Bashkuara, kostoja e jetesës do të ishte ndoshta 30 për qind më e ulët se në zona të tjera. Pra, kur një student të vlerësojë shpenzimet, nuk duhet të pëqendrohet vetëm tek tarifat e shkollimit, por edhe tek konviktet, ushqimi, sigurimi shëndetësor, librat. Pra duhet të bëjë kërkime për të ditur se sa kushton të jetosh atje ku do të studiosh”.

Ajo shton gjithashtu se një mënyrë tjetër për të shkurtuar shpenzimet është të mos synohet menjëherë ndjekja e një universiteti 4 vjeçar.

“Ata mund të ndjekin studime për degë të ndryshme, ose kurse për fusha të caktuara, më të ngushta. Ka bursa të ndryshme që jepen për degë të ndryshme. Filloni studimet në Shtetet e Bashkuara në një universitet më pak të kushtueshëm, mund të ishte kolegj komunitar, një shkollë profesionale 2 vjeçare dhe më pas mendoni për t’u transferuar tek universiteti ideal, aty ku doni të diplomoheni”.

Pikërisht këtë po bën Arshia Khosravi Esmaeili nga Irani. Ajo po ndjek kolegjin komunitar Montgomery në Rockville, në shtetin e Merilendit, një shkollë profesionale pranë Uashingtonit.

“Kur aplikova doja të merrja certifikatën dhe më pas të tranferohesha në një shkollë 4 vjeçare për të marrë diplomën”.

Ernest Cartledge mbikqyr pranimin e studentëve ndërkombëtarë në Kolegjin Montgomery.

“Pagesa për një kurs në një kolegj publik për një lënde të caktuar është 380 dollarë. Në një institucion 4 vjeçar, do të paguanit trefish më tepër. Pra nëse një student ndërkombëtar do të vinte dhe mbaronte një kolegj dy vjeçar dhe më pas do të transferohej në një institucion 4 vjeçar për t’u diplomuar, do të kursente goxha para”.

Mënyra të tjera për të kursyer përfshijnë ndjekjen e kurseve në vendin tuaj dhe më pas ardhjen në Shtetet e Bashkuara dhe marrjen në konsideratë të universiteteve që mbështeten nga shteti, përballë atyre private./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë