TIRANË, 18 Shkurt/ATSH/.- Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", do të ngjitet në datat 21 dhe 22 shkurt ora 19:00 monodrama e titulluar "-Seks?! T'falemnders, sa me e provu."
Shkruar nga Dario, Franca e Jacopo Fo kjo pjesë do të vijë në skenën e TKE -së me regjinë e Merita Smajës, dhe do të interpretohet nga aktorja e mirënjohur Rita Gjeka.
Pjesa e interpretuar nga Merita Smaja trajton temën e marrëdhënies dashurore , si mund ajo mund të mbahet gjallë, si ajo mund të forcohet, e si mund të ndjehesh i lumtur.
Njeriu në jetë kurrë nuk flet per marredhënien e tij intime, e kjo bëri qe autorët të sjellin nëpermjet kësaj monodrame këtë fakt, si të jemi të sinqertë me veten , si të kuptojmë çfarë na bën të lumtur  dhe si të dimë ta arrijmë lumturinë .
/k.m/f.n/