Si mund t’i hiqni njollat e përditshme me produkte shtëpiake

Si mund t’i hiqni njollat e përditshme me produkte shtëpiake

Foto Ilustruese

Është e vështirë të mirëmbahet bardhësia e rrobave, dhe ende më i vështirë është procesi i heqjes së njollave apo i zverdhjes së rrobave që shfaqet pas disa larjeve. Shumë gjëra mund t’jua prishin rrobat e preferuara dhe mund t’ju nxisin të shmangni blerjen e rrobave të bardha. Por, fatmirësisht s’keni përse ta bëni këtë, pasi që me ndihmën e disa produkteve shtëpiake mund ta largoni çdo njollë nga rrobat tuaja.

Largimi i njollave të gjakut me amoniak

Ekspertët tregojnë se amoniaku ndihmon në largimin e njollave të gjakut. Por mos harroni të vishni dorëza gome, dhe sigurohuni se dhoma është e ventiluar para se ta përdorni substancën. Për ta zbardhur rrobën e caktuar, përzieni 4 pika amoniaku, një lugë gjelle peroksid hidrogjeni, 2 litra ujë. Lini rrobat ose gjërat tuaja për disa orë në atë përzierje, ndërsa në fund pastroni me detergjent.

Largimi i njollave të buzëkuqit me tul të bukës

Për t’i larguar njollat e buzëkuqit, merrni tulin e bukës së bardhë dhe bëjeni në formë topi. Fërkojeni njollën dhe pastaj pastroni rrobat si zakonisht. Rekomandohet ta bëni këtë posa të shfaqet njolla.

Largimi i njollave të lapsit me pastrues xhami

Për t’i larguar njollat e lapsit kimik, përdorni pastrues xhami. Vetëm spërkateni njollën me pastrues të xhamit dhe lëreni ashtu për 5 minuta. Pastaj, pastroni rrobat si zakonisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kremtohen Pashkët Ortodokse në Berat, urojnë besimtarët: Paqe e begati në çdo familje

Kremtohen Pashkët Ortodokse në Berat, urojnë besimtarët: Paqe e begati në çdo familje