Si ndaloi regjimi në ’67-ën 7 kv
bukë, që vinte për hebrejtë
Në mars 1967, në një vapor në portin e Durrësit ishin bllokuar 7 kuintal bukë. Ishin dërguar nga Izraeli në adresë të besimtarëve hebrej për festën e tyre fetare, që festohet në mes të muajit mars.
TIRANE- Në mars 1967, në një vapor në portin e Durrësit ishin bllokuar 7 kuintal bukë. Ishin dërguar nga Izraeli në adresë të besimtarëve hebrej për festën e tyre fetare, që festohet në mes të muajit mars. Kjo gjë ndodhte prej shumë vitesh. Edhe më parë kishte pasur pengesa, në të shumtën e herëve burokratike, por gjithnjë, komuniteti i vogël hebre në Shqipëri, ia kishte dalë t’i siguronte peksimetat dhe të tjera dërgesa nga Izraeli dhe i kishin vijuar ritet e tyre me besnikëri. Por në mars të 1967 duket se shënohet fundi i kësaj tradite, të paktën zyrtarisht, në Shqipërinë komuniste. Me ndalimin e çdo riti fetar në Shqipëri, edhe hebrejtë nuk u lejuan më të praktikojnë besimin e tyre. Madje ndaj tyre u ushtrua po aq dhunisht ndalimi i çdo riti e tradite fetare, sikurse për fenë myslimane e katolike.
Dokumenti sekret i 4 marsit’67, i zbardhur nga Shqiptarja.com, që na e vërteton këtë, ka lidhje pikërisht me bukët karakteristike që hebrejve ju vinin çdo vit nga Izraeli.
Sekretari i parë i Komiteitt të Partisë rrethit Durrës Rita Marko, i shkruan Komitetit Qëndror, duke specifikuar Ramiz Alinë dhe i raporton për këtë çështje.
Sekretari i parë Marko njofton se “kanë ardhur 7 kv bukë e tillë në adresë te Haim J. Battino, me banim në Tiranë (rruga “Prokop Myzeqari”, nr. 41)...” dhe më tej shkruan se është pikërisht ky person që e bën mandej shpërndarjen e bukës në gjithë besimtarët hebrej. Ai bën me dije se edhe vitin e kaluar ka qenë i njëjti problem dhe se ishte propozuar që të trefishohej taksa doganore, por propozimi nuk ishte marrë parasysh nga kryeministria. Në kuadër të luftës kundër ideologjisë e paragjykimeve fetare, Rita Marko propozon të ndalohet edhe ky rit fetar.
Në dosjen ku ruhet, në fondin 14 në AQSH, përveç kësaj shkrese është vënë në ruajtje edhe një pusullë me shkrim dore, ku njoftohej dy ditë më vonë, nji nga drejtuesit e sektorit të propagandës në Komitetin Qëndror, Dashnor Mamaqi, të cilit i thuhet se me porosi të Hysni Kapos do të hetohet se cili është ky person (Haim J. Battino) në adresë të të cilit kanë ardhur bukët.
Dosja arkivore nuk e zbardh të plotë përfundimin e kësaj ngjarje, por sipas burimeve arkivore të mëvonshme del se kjo çështje u mbyll këtu dhe nuk u lejua më që këto bukë të shkonin në adresë të hebrejve që jetonin në Shqipëri.
Shkrimi u publikua sot (1.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 1530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26