Si ndikojnë çrregullimet hormonale te lëkura, mënyrat e thjeshta të trajtimit dhe parandalimit

Si ndikojnë çrregullimet hormonale te lëkura, mënyrat e thjeshta të trajtimit dhe parandalimit

Foto ilustruese

Puçrrat që dalin në mjekër lidhen drejtpërdrejt me hormonet, pubertetin dhe ciklin menstrual.

Pavarësisht këtyre faktorëve, shumë personave u shfaqen puçrrat në mjekër në çdo moshë.

Zakonisht puçrrat formohen pasi yndyra e prodhuar nga lëkura bllokon papastërtitë apo bakteret tek poret e lëkurës.

Çfarë të bëni për të parandaluar formimin e tyre si dhe trajtimin:

Shkaqet e Formimit të puçrrave në mjekër; Puçrrat në mjekër janë po njësoj si puçrrat që formohen edhe në pjesë të tjera të fytyrës apo trupit.

Zakonisht më të prekurit ndaj këtij problemi janë femrat dhe adoleshentëve.

Ato krijohen kur bakteret apo papastërtitë bllokohen në poret e lëkurës duke e acaruar lëkurën.

Por një nga shkaktarët kryesor është çrregullimi i hormoneve. Diçka e tillë është më e zakonshme tek femrat dhe adoleshentët.

Në disa raste puçrrat në këtë zonë shfaqen dhe nga stresi apo depresioni.

Si të trajtoni puçrrat e mjekrës; Rutina e larjes së fytyrës është një nga hapat më të rëndësishme të trajtimit të puçrrave.

Mund të përdorni akull në vendin ku po formohet puçrra dhe ta mbani aty për pesë minuta.

Duhet të shmangni acarimin e tyre të më tejshëm, prandaj nuk duhet t’i shtrydhni.

GJithashtu mund të lyeni me aloe vera zonën ku ju dalin puçrrat.

Edhe kremrat të cilat mund t’i merrni në farmaci apo tek dermatologu.

Si t’i parandaloni krijimin e puçrrave; Filloni të pini vitaminën C pasi ajo ndihmon në balancimin e hormoneve.

Shmangni ushqimet e procesuara dhe ato që kanë shumë yndyrë dhe ato me sheqer.

Si dhe mundohuni që të trajtoni stresin, i cili ndikon në ekuilibrat e stresit.

Mos e prekni fytyrën shpesh me duar, pasi ato janë në kontakt me objekte të ndryshme.

Më e rëndësishmja mos harroni të vendosni krem mbrojtës nga rrezet e diellit./AgroWeb.org

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri