Si ndikojnë temperaturat e larta tek diabetikët, kujdesi që duhet të tregoni

Si ndikojnë temperaturat e larta tek diabetikët, kujdesi që duhet të tregoni

Stina e verës shkakton shumë vështirësi në shëndetin e një diabetiku.

Nëse ky i fundit nuk tregon kujdes ndaj temperaturave të larta dhe ushqyerjes ai mund të përballet me disa probleme.

Dehidratimi

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë dehidratim. Diabetikët nuk duhet të pijnë lëngje me kafeinë, sheqer apo alkol për të shmangur dehidratimin dhe rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Uji duhet pirë rregullisht gjatë ditës për të shmangur dehidratimin.

Djegia nga dielli

Djegia nga dielli në stinën e verës mund të shkaktojë një stres të madh psikologjik në organizëm. Një gjë e tillë ka tendencën të vështirësojë mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak nën kontroll. Diabetikët duhet të mbrohen nga dielli në mënyrë të vazhdueshme dhe të evitojnë ekspozimin në diell për orë të gjata.

Ilaçet

Barnat për shëndetin e gjakut kanë tendencën të nxisin urinimin dhe për pasojë të shkaktojnë dehidratim në organizëm. Ekspertët këshillojnë që diabetikët të tregojnë kujdes me ilaçet dhe të pijnë sa më shumë ujë.

Insulina

Temperaturat e nxehta mund të ndryshojnë mënyrën se si organizmi i njeriut e përdor insulinën. Për pasojë, diabetikët duhet të tregohen vigjilentë ndaj nivelit të sheqerit në gjak dhe ta masin atë rregullisht. Ato mund të rregullojnë dozat e insulinës dhe të përmirësojnë ushqyerjen gjatë verës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë