Ende nuk ka përfunduar ekspertiza ligjore lidhur me shkakun e vdekjes së 23 vjeçarit Rafael Tafaj teksa po punonte në një gomisteri në Durrës, pa asnjë kusht sigurie.
Tafaj humbi jetën teksa po frynte gomën e një kamioni në servisin ku ai punonte prej dy vjetësh. Grupi i hetimit ka përfshirë edhe një specialist të fushës që merret me ekspertimin e aksidenteve motorike.
Deri tani flitet se shkak i aksidentit duhet të ketë qenë dalja nga vendi e unazës që lidh gomën me diskun. Shkak për këtë duhet të jetë bërë fryrja më tepër se sa duhet e gomës e cila ka bërë hapjen e unazës, daljen e saj nga vendi dhe shkëputjen e rrotës e cila është përplasur me trupin e 20 vjeçarit.
Të tilla ngjarje kanë ndodhur edhe herë të tjera ndaj ky proces kërkon përqëndrim të madh në punë. Mund të jetë edhe ndonjë shkak tjetër që po shqyrtohet nga grupi i punës. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë policia arrestuar pronarin e gomisterisë Xhemal Duka.
Gjithashtu, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje janë akuzat e dëshmitarëve, të cilët kanë akuzuar se ambulanca është vonuar më shumë se 40 minuta, e pikërisht pas këtyre deklaratave është vënë në hetim shoferi i ambulancës, Tiril Leba. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre, e ndërsa pronari i gomisterisë për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 6 korrikut, rreth orës 08.50 minuta. I riu, humbi jetën tragjikisht në punë, pasi teksa po rregullonte gomën e një kamioni, ajo ka shpërthyer.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konfliktit me një bashkëmoshatar të tij, vihet në pranga 17-vjeçari
10 Janar, 10:50
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Durrës/ Shiste drogë në plazh e lokale nate, në kërkim prej shtatorit 2023, vihet në pranga 25 vjeçari
8 Janar, 10:14
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
7 Janar, 11:39
-
Durrës/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në një lokal në lagjen 13, arrestohet 35-vjeçari me kallashnikov me vete (EMRI)
7 Janar, 08:53
-
Një familje zaptoi rrugën në fshatin Romanat të Durrësit, IKMT liron hapësirën! 2 familjarët kundërshtojnë, shoqërohen në polici
6 Janar, 16:44
-
Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria
6 Janar, 10:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44