Si ndryshoi qëndrim kryetari i
opozitës Basha për zgjedhjet
Kryetari i PD ndryshon qëndrim për zgjedhjet pas humbjes: Votat u blenë. Para se të niste numërimi Basha ishte optimist për fitore.
Kryetari i PD ndryshon qëndrim për zgjedhjet pas humbjes: Votat u blenë. Para se të niste numërimi Basha ishte optimist për fitore.
Lulzim Basha në 23 qershor “Entuziazëm i jashtëzakonshëm para fitores në Elbasan, dje në mbrëmje. Elbasani do të votojë masivisht për ekonominë. Fitore. Para fitores në Laç, sot paradite. Laçi do të votojë për ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt”.
Lulzim Basha në 25 Qershor “Falënderoj të gjithë qytetarët që sot votuan me qytetari dhe dinjitet evropian. Falënderoj në mënyrë të veçantë ata qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për manipulimin e votës së tyre. Tani që votimi ka përfunduar, fillon pjesa vendimtare e procesit demokratik-numërimi i votave.
Ju bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces të respektojnë plotësisht vullnetin e popullit që është themeli i demokracisë sonë. Shqiptarët bënë sot një sakrificë të madhe duke votuar në një ditë feste fetare dhe me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Ndaj ju takon ju, numërues, komisionerë dhe vëzhgues të KZAZ-ve që të bëni gjithçka për të të siguruar që vullneti i tyre të respektohet. Procesi vazhdon akoma por sipas raportimeve tona nga strukturat e Partisë Demokratike unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitore”.
Lulzim Basha në 27 Qershor “Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjet që unë dhe Partia Demokratike bëmë, me ligjin e dekriminalizimit, me betejën pa kompromis me drogën, me imponimin që i bëmë Edi Ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, sërish krimi dhe paraja e pisët, presioni i shtetit nuk u ndalën”.
Lulzim Basha në 5 korrik “Një rol të veçantë në shtrirjen masive të shitblerjes së votave ka luajtur paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga bandat kriminale me lidhje dhe mbështetje qeveritare, Basha i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit një triumf të paligjshmërisë”.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.7%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56