Sherri i Flamur Nokës me anëtaren e Kryesisë në Kamëz ka krijuar të tjera përplasje brenda kampit demokrat. Ish-deputeti Edmond Spaho ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të Flamur Nokës, i cili e përjashtoi Anila Aliajn nga PD e Kamzës, duke shkruar se e larguan si në kohën e Partisë së Punës kur syrgjynoseshe për shkeljen e vijës së Partisë.
Me ironi, Spaho shkruan se anëtarësi nuk duhet të mendojë, por duhet të zbatojë çfarë thotë Flamuri.
“E përjashtoi Flamuri nga kryesia zonjën Anila Aliaj sepse i kërkoi llogari për mosrespektimin e primareve. E përjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udhëheqja. Anëtarësia nuk duhet të mendojë, ajo duhet vetëm të zbatojë ato që thotë Flamuri. Ngjashëm me kohën e PPSH kur të përjashtonin për shkeljen e vijës së Partisë dhe syrgjynoseshe.
Ngjashëm me kohen e Lulzim Bashës qe përjashtoi 5 deputete, midis te cilëve dhe Flamur Nokën sepse kishin mendime ndryshe nga Basha. Sot te përjashton Foltorja e Flamur Nokës. Njëlloj sikurse te përjashton edhe Rama nga partia e tij. Fole po deshe. Jetojmë në demokraci”, shkruan Spaho.
Debatet mes Nokës dhe Alialjt ndodhën gjatë një takimi me anëtarët e PD në Kamëz. Aliaj po kritikonte Nokën për katandisjen e PD-së, ndërsa ai me tone të ashpra i tha se nuk i merr mendim asaj për Primaret, pasi vendosin vetë.
-
/Jetojme ne demokraci/-thote Spaho me ironi.Jetoni ne demokraci sot,por me pare keni jetuar nen diktature,nen mbreteri,nen pushtim pas pushtimi.Ku e gjetet kulturen demokratike e mendesine demokratike qe t'a gjeni menjehere 33 vjet pas autokracish e diktaturash?! Demokracia e kultura e mendesia e demokracise nuk eshte fare luleje qe e mbjell sot dhe e di qe pas nje jave krijon rrenje e del ne siperfaqe.Do shekuj qe te krijohet e te kultivohet,do ambient.Ku u kultivua kultura demokratike e parimet e saj? Ne cilin universitet,apo kolegj,ne cilin Kuvend? Baballaret e kombit ishin te shkolluar me shkollim jashte dhe kur vinin kulturen e mendesine demokratike kujt t'ja mesonin,nje populli qe ishte shumica analfabet,nje populli qe shkollen e pare shqipe te alfabetit e hapi ne 1887,kurse Harvardi u hap ne 1636,Yale ne 1701,Oxford 1097! Edhe sikur te sillnin parimet e filozofine e demokracise,baballareve te kombit u duhej t'a linin menjane e te kultivonin tek ndjekesit e populli dashurine per atdheun,ndjesine e kombit sic vepruan Naimi me shoke qe kjo pastaj te shpinte ne luften per pavaresi.Kultivuan nocionin per kombin si motivim per luften per pavaresi.Nuk ishte koha atehere per parimet e kultures se demokracise dhe kur patem mundesi pas 1912,historia,interesat e ngushta e kultura e mendesia me te cilin shqipot kishin patur te benin deri pak me pare,nuk lejuan kulturen e demokracise te zinte rrenje.Dhe do te ishte mire z.Spaho qe nese keni ndonje reflektim per mungesen e demokracise e sidomos ne parti, duhet t'a filloni nga vetja,ose me sakte duhet te kishit reflektuar qe kur ishit aktiv ne politike,jo tani qe ju nxorren jashte loje.
Përgjigju -
Me vjen keq per spahon.e lodhen i dhan bilbilin u lodh i shkreti kater or ne Parlament,dhe prap e hodhen prej zhelesh.
Përgjigju










Komente
Komento